Me ty dhe mua

Kultura

Me ty dhe mua

Nga: Mustafë Shabani Më: 29 janar 2022 Në ora: 19:59
Arkiv

Jam për ju n'borë dhe shi

ku m'kërkohet natë e ditë

për mirëseardhje n'kufi

shëndosh e mirë n'shtëpi pa prit .

 

N'rrugë jam kur fryn era

që t'vozisni pa pengesa

në t'ftohet n'acar,n'vapë kur përcëllon vera

për jetën tuaj pa ngatërresa .

 

Nuk përtoj as nuk mërzitem

tu marr ju n'telefon

pa menduar me vrap nisem

kudo nevoja m'kërkon.

 

Asgjë mua nuk m'ndal

tu dal ju n'ndihmë pa përtesë

kudo jeni kam me ardh

ju betohem n'ligj dhe besë.

 

E kur ju n'sheshe u pres unë

ndihem keq zemra m'copëtohet

mbi trupin tim bien gur e dhunë

harroj dhimbjen,nuk dua askush nga ju t'lëndohet .

 

Ka shumë vite ca me kubëza e rrasa

na caktuan ultimatum

ah une sot gati sa plasa

grushti i njerit më lëndoj shumë.

 

Dje e sot kryt tjetër anë e ktheva

ah sa shumë atë e durova

nuk besoni sa dhimbje ndjeva

por para meje vij Kosova.

 

Para meje n'jug e veri

jetën time nga dhuna rrezikoj

kupto njëherë ti o njeri

me ty dhe mua Kosova duhet t'jetoj

 

Mjaft!! Thuaj jo dhunes

ndalu njëherë e mos u ngut

kthjellu njeri e ktheju punës

nuk fiton kurr me grushta e tutë .

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat