Duhet ditur

Kultura

Duhet ditur

Nga: Lulëjetë Dragidella Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 21:14
Lulëjetë Dragidella

Duhet ditur

Shkolla, nuk te mbush mend

Pa mend, askund s’nxën vend

E si është vendi bëhet kuvendi

Duhet ditur

Rrugët e gjata, i dojnë këmbët e forta

Ato dijnë të jenë të ftohta e me gropa

Kapërcej e tani ban hopa

Duhet ditur

Miku, te bëhet edhe armik

Pa armik, je një i fiktë

E pa një mik, me mirë vdis

Duhet ditur

Dielli, lind si për të mirin,

Si për të keqin

Si për të birin e dreqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat