Në errësirë nate

Kultura

Në errësirë nate

Nga: Dibran Demaku Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 20:27
Dibran Demaku

Në errësirë nate

rri në errësirë nate dhe i numëron yjet
kapakët e syve të rëndojnë për gjumë
ëndrrat ngatërruar janë diku në pyjet
loti i kripur rrëshket e fundoset në lumë 

ëndrrat ngatërruar janë diku në pyjet
loti i kripur rrëshket e fundoset në lumë 
rri në errësirë nate dhe i numëron yjet
kapakët e syve të rëndojnë për gjumë

rri në errësirë nate dhe i numëron yjet 
kapakët e syve të rëndojnë për gjumë

loti i kripur rrëshket e fundoset në lumë 
ëndrrat ngatërruar janë diku në pyjet...

Sikur

sikur të mund të riktheheshim sërish në jetë
do të doja të rikthehesha në shekullin pesëdhjetë
sërish do të deshiroja të të takoja ty
ëndërr e pakryer e shekullit njëzetë e një…


...dhe iku poeti

...dhe iku poeti
nuk del me tek pragu
vec zemer e tij mbeti
ne cdo metafore vargu

...dhe iku Driteroi
vec shpirt i tij mbeti
ne lule molle e ftoi
dhe ne vale deti…


Unë e di që ti e di

unë e di që ti e di atë që s'e themi kurrë
dhe e ruajmë si sekret thellë në palë të shpirtit
ne çdo stinë e në çdo ditë të hënë apo të mërkurë
ëndërrpakët shpresëthyer fajtorë në ndjenjë të trishtit...


Po si nuk u mposhte…

po si nuk u mposhte asnjëherë
as në ëndrra gjumi as n’realitet
edhepse dimrin e bëje verë
dhe mall e ndjenjë notonin mbi det

edhepse dimrin e bëje verë
dhe mall e ndjenjë notonin mbi det
po si nuk u mposhte asnjëherë
as në endrra gjumi as n’realitet

po si nuk u mposhte asnjëherë
as në ëndrra gjumi as në relitet
dhe mall e ndjenjë notonin mbi det
edhepse dimrin e bëje verë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat