Një ditë...

Kultura

Një ditë...

Nga: Zymer Mehani Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 09:14
Zymer Mehani

Një ditë
I luta valët
I luta zogjtë
Luta dhe shoqe
Luta dhe shokë
Luta durimin
Edhe urtinë
Mërzinë t'ma heqin
Nga shpirti im

I luta lulet
Lugjet
E bregun
I luta rrezet
Përroin
E shtegun
Miqësisht i luta
Të më ngushëllojnë
Mërzinë t'ma heqin
Të ma largojnë

I luta rrezet
E ngrohta t'diellit
Dhe retë i luta
Që lundrojnë qiellit
T'ylberit ngjyra
I luta shqim
Mërzinë t'ma heqin
Nga shpirti im

Luta laureshën
Dhe dallëndyshen
Fluturën krahëshkruar
Bilbilin, qyqen
Mërzinë t'ma heqin
T'ma largojnë fare
Lutjet e mia
S'bënë asnjë pare

M'dërrmoi mërzia
T'tërin m'kaploi
E ndrydha n'vete
Kush s'më kuptoi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat