Dom Nikollë Kaçorrit

Kultura

Dom Nikollë Kaçorrit

Nga: Gëzim Loka Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 20:41
Gëzim Loka

Njëra këmbë në Zvicër,

Tjetra këmbë në Lurë,

Deshe që mes tyre

Të vije një urë…

Shumë e deshe Lurën,

Deshe shqiptarinë,

Nën petkun e priftit,

E fshehe alltinë…

Në qoftë me vdekë nesër

Ma mirë vdesim sot,

O ikonë e Lurës,

Për sot e për mot!

Pavarësinë shqiptare

Pate nën lëkurë,

Ti, o kryeshqipe,

Mos e ul flamurë!

Ti, o kryeshqipe,

O bekim hyjnie,

Kryearkitekt

N’themel Pavarësie!

Njëra këmbë në Zvicër,

Tjetra këmbë në Lurë,

Në shpirtin lurian

U ngrite flamurë…

Në shpirtin lurian

Në shpirtin shqiptar,

Të kemi ikonë,

Të kemi të parë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat