Kulakët

Kultura

Kulakët

Nga: Fatmir Lohja Më: 2 mars 2022 Në ora: 08:03
Fatmir Lohja

Dy bisnesmenë, në një jaht luksoz, brënda ujrave detare Shqiptare, po kuvendonin për telhallëk.Deti qe i qetë. Dreka qe parashikuar të shtrohej pas një ore. Kjo qe arsyeja pse gjendeshin të lirshëm në bisedë,pra jashtë matrapzllëqeve të bisnesit. Nga një komodinë e vogël në bord bisnesmeni mori librin me anektoda, e botuar përpara shumë vitesh nga Akademija e Shkencave. Përpara se rikthehej në tavolinë e hapi te një faqe që e kishte lënë më shenjë.

Lexoje këtë anektodë!- i drejtohet mikut me libër të hapur.

Miku lexoi me zë të lartë:” Kulaku i thotë fshatarit:- Si thua ti,më mirë të mos votosh fare, apo ta hedhësh votën në kuti pa kandidat?- Për veten time,- përgjigjet fshatari, - nuk do rri pa votuar, por do ta hedh votën në kutinë pa kulak.”

A është e bukur e flamosura? – e pyet Alija , duke qeshur me zë të lartë.

Ku qendron e bukura ?- i rikthehet Goni me pyetje , duke e mbullur librin me nervozizëm.- Për mua është anektode makabre stërkomuniste.

Anektodo komunistë është,- dhe me veshtirësi mbante veten Alija, nga tronditjet që i jepte e qeshuara.- E keqja është, dhe dua të jem në gabim, se është sa e vjetër, edhe aktuale humroi therës i saj.

Ti ke qënë ,e do të mbetesh gomarë,- e konstatoi Goni mikun e tija.-Çfarë lidhje ka me ne! Kulakët kane qenë katundarë, ndersa unë, edhe ti jemi qytetarë,dem- baba -dem.

Ka. Ka.

E ku dreqin është?

Kush është emërtuar kulak nga komunistët?- pyet Alija.

Fshatarët e pasur, përpara se të sekuestroheshin u emertuan kulakë. Praktike mjaft e keqe, por çfarë lidhje ka me ne? Ne jemi bisnesmenë,- e vulosi Goni me të veten.

Po me oligarkët a kemi lidhje ne?- e thumbon Alija.- Edhe ata qytetarë si ne janë, më duket!?

Oligarkët janë dora e jonë. Me këtë jaht tregon se edhe ata nuk kanë më shumë se ne pasuri.

A i ke degjuar thirrjet e politikaneve në fushaten elektorale ?

Çfarë premtojnë?

Do t’i sekuestrojmë oligarkët, pra kulakët e qytetit,me të marrë pushtetin, - qeshte Alija me denëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat