Oferta aktuale

Kultura

Oferta aktuale

Nga: Musa Ahmetaj Më: 31 mars 2022 Në ora: 15:52
Autori

Për një propozim të ri
Popullit i erdhi rendi
Të lëshohet me qera
Karriget nga  kuvendi

Ka karriga të mjaftueshme
I presin shishet me ujë
Do mbushet e tërë salla
Vërtet do të bëjnë bujë

Pastaj nuk ka nevojë fare
Të ftohen edhe me zile
Edhe bugjetin për komuna
Do ta planifikojnë pa hile

Nga cilat vende do vijnë
Vërtet nuk ka rëndësi fare
Ta paguajnë qeranë me kohë
Dhe kush jep më shumë pare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat