Poezia e poetes Ymrije Beqiri

Kultura

Poezia e poetes Ymrije Beqiri

Nga: Zymer Mehani Më: 2 prill 2022 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Ymrije Beqiri është poetja që vazhdon të krijojë poezi lirike. Ajo i kushton vëmendje të bukurës, të përjetshmes, prandaj pa dyshim se është tejet e kujdesshme në përdorim të fjalorit, duke përdorur një gjuhë të rrjedhshme, të kuptueshme dhe të pastër. Tekstet e saj shquhen nga psikologjia e thellë, nga pjekuria dhe gjithashtu ato janë të pasura edhe për nga figuracioni letrar. Poezitë e saj janë plot me imazhe të qarta që tregojnë ndjenjat dhe përvojat e autores, zbulojnë bukurinë e shpirtit njerëzor etj. Kur krijon poezi, kjo poete përdor teknika të ndryshme artistike. Vargjet e saj karakterizohen si nga origjinaliteti i formës, ashtu edhe nga risia e përmbajtjes. Duke lexuar poezinë e saj, ndjejmë emocione, ngase mendimet e saj kombinohen këtu me imazhe metaforike.

Ndjenja e shqetësimit tingëllon në shumë prej poezive të saj, ngase ato shqetësime paraqesin edhe dromca të jetës personale dhe forcën shpirtërore të një personi plot vrull , që nuk i jep rast pesimizmit për asnjë çast.

Përmes vargjeve të Ymrije Beqirit zbulohet gjendja komplekse psikologjike e saj. Këtu në vargje shihet qartë hidhërimi i autores për diçka që ka kaluar, për ditët e shkuara. Me çdo rresht, zhgënjimi bëhet më i thellë, sepse koha fluturon në mënyrë të pashmangshme shpejt dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë.

Edhe në këtë vëllim poetik ajo përdor elemente të një vargu melodioz: përsëritje të shpeshta tingujsh, përdorimi fjalish pyetëse dhe pasthirrmash, që nga ana tjetër krijojnë intonacione të caktuara, një strukturë rrethore strofash etj. Shpesh, poezitë e thjeshta kombinohen me përbërës kompleksë që mbajnë ngarkesën kryesore semantike.

Nga shumë poezi të Ymrije Beqirit vërehet qëndrimi saj ndaj gruas.

Dashuria për një poet është një mrekulli e pashpjegueshme dhe e lehtë, ngase ajo është një ndjenjë e mrekullueshme, sipas poetes, dhe mund të shërojë çdo shpirt, qoftë edhe të zhgënjyer.

Tekstet e dashurisë së Ymrije Beqirit janë të mbushura me një sërë emocionesh. Ky është gëzimi i një takimi të ri, dhe një impuls, dhe trishtimi dhe dëshira për një takim me të dashurin apo të dashurën dhe ndoshta edhe dëshpërim.

Vitet e fundit, tema e dashurisë është shkrirë në krijimtarinë e Ymrije Beqirit me temën e atdheut. Lumturia dhe dashuria sipas poetes janë të mundshme vetëm në vendlindje, në rrethin e njerëzve të afërm dhe të dashur.

Poezia e shkëput poten nga andrallat e jetës, por shpirti i saj derdh mu në vargje butësi, mëshirë, ashtu siç është edhe në realitet, në jetën e përditshme kundrejt të tjerëve. Prandaj poezia e saj është e mbushur me sinqeritet maksimal, me mirësi, me ndjenja shqetësimi të vazhdueshëm, ngase ajo ndriçohet nga drita e pashuar e dashurisë së vërtetë për të gjitha gjallesat në botë dhe në të njëjtën kohë pranë të gjithëve. Poezitë e saj prekin problemet më themelore, më të vërteta të kohës sonë; me shpresë dhe besim të ndritur, ajo mendon për të ardhmen.

Për autorenYmrije Beqiri, natyra është bukuria dhe harmonia e përjetshme e botës, sepse ajo shëron shpirtrat njerëzorë me butësi dhe kujdes.

Gama e mendimeve dhe ndjenjave që përmbajnë poezitë e poetes Beqiri, janë kuptimplote, të fuqishme dhe në shkallë të gjerë në mendime, ngase mund të perceptohen edhe si një histori personale rrëfimtare e poetes duke emocionuar të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat