Ministria e Kulturës hap thirrje për mbështetjen e projekteve kulturore

Kultura

Ministria e Kulturës hap thirrje për mbështetjen e projekteve kulturore

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:06
Ministria e Kulturë, Rinisë dhe Sportit

Ministria e Kulturë, Rinisë dhe Sportit, Ka hapur thirrje për mbështetje të projekteve të Organizatave joqeveritare, në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore.

OJQ-të, mund të aplikojnë për pesë kategoritë.

Mbështetje për zhvillimin organizativ dhe programor të OJQ-ve të artit dhe trashëgimisë kulturore;

Ngjarjet tradicionale të artit dhe trashëgimisë kulturore

Projektet dhe ngjarjet në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore;

Projektet e krijuesve të rinj

Fondi i mobilitetit për promovim ndërkombëtar të artit dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Sipas MKRS-së, vlerësimi i projekteve do të shqyrtohet në dy faza, vlerësimi administrativ, që identifikon nëse aplikuesi ka ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara me këtë thirrje publike për kategoritë përkatëse. Plotësimi i dokumentacionit pas afatit të aplikimit, përkatësisht gjatë periudhës së vlerësimit apo afatit të ankesave, nuk është i mundshëm.

Aplikimi bëhet vetëm online përmes platformës e-Kosova, thirrja do të jetë e hapur nga data 01.04.2022 deri më datën 22 prill 2022, në ora 23:59.

Përmes kësaj thirrje MKRS, ka për qëllim promovimin e artit dhe trashëgimisë kulturore përmes pasurimit, diversifikimit dhe rritjes së cilësisë së jetës kulturore, si dhe nxitjen e vullnetarizmit dhe pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën kulturore brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, me theks tek fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat