Caku ynë

Kultura

Caku ynë

Nga: Arben Kurteshi Më: 16 prill 2022 Në ora: 16:30
Arben Kurteshi

Si mund dhe ku mund ta gjemi fuqinë, dhe rrugën deri te caku?

Si mund ti shmangemi rrethanave, të mos bëhemi viktimë, deri në arritjen e cakut?

Ne ndoshta e dimë më së miri, sesi e arritëm lirinë. 

Nëse ke një qëllim të qartë, i takon njerëzve më të fortë në botë, thotë James Alain.

Në fakt, vetëm nëse fillon të mendon dhe formulon një cak të qart, i takon grupit të njerëzve më të fuqishëm në arritje të suksesit.

Në vitin 1519,  kur Hernan Cortes arriti në bregun e meksikës së sotme, e shpalli veten guvernator në atë vend,  dhe menjëher dha urdhër që ti fundosin të gjitha anijet me të cilat kishin lundruar prej spanjës deri në meksikë, që të mos mundet askush të kthehet mbrapa nga trupat e tij! 

Secilit prej nesh i duket e palogjikshme, pse mos ta lë një mundësi të hapur për kthim, apo ndonjë mundësi tjerër!?

Me këtë qëndrim Hernan Cortes dha një signal shumë të qart, të palëkundur dhe të pakthyeshëm, në qëllimin e tij.

Qëllimi i tij ishte, qëndrimi i tij në Meksikë, atë e kuptuan të gjithë edhe trupat e tij por edhe kundershtarët e tij.

Edhe ne Shqiptarët e Kosovës, për dhjetra vite me rradhë kishim një qëndrim të qartë, të palëkundur të pathyeshëm e të pakthyeshën, që Kosova të bëhet Republikë në çdo centimetër të territorit të sajë. 

Këtë qëndrim e kuptuam ne, miqtë tanë edhe vet pushtuesi serb!

Ky cak u arrit,  falë „fundosjes“ së mundësive tjera, „mu sikur që kishte vepruar guvernatori Hernan Cortes me anijet e tij në vitin 1519“! 

Po të kishim lënë hapur mundësi apo kompromise tjera, nuk do ta arrinim lirinë e as republikën!

A kemi qëllim të qartë për zhvillim ekonomik të vendit?

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat