Buzëqeshi vetës

Kultura

Buzëqeshi vetës

Nga: Arbnora Fejza Idrizi Më: 18 prill 2022 Në ora: 16:43
Arbnora Fejza Idrizi

Buzëqeshi atij që e don

që ta ndjej dashurinë tënde

 

Buzëqeshi edhe armikut tënd

që ta ndjej fuqinë tënde

 

Buzëqeshi edhe atij që të braktisi

që ta ndjej hidhësinë e braktisjes

 

Buzëqeshi edhe vetes

që ta ndjesh gjallërinë tënde

 

"Kur e gjithë bota është e heshtur

një zë do të bëhet i fuqishëm"

Është zëri im i drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat