Dhembja ka emër

Kultura

Dhembja ka emër

Nga: Remzie Rexhbogaj Më: 18 prill 2022 Në ora: 21:59
Remzie Rexhbogaj

Nëse dhembja do kishte emër
Do ta pagëzoj plagë që djeg mu në zemër
E thënia që thuhet koha shëron plagë
Kjo thënie për mua e vërtet s’më ka dalë

Sikur të kisha fuqi që të bëj ndryshime
Ernes do t`ia dhuroja zemrën e shpirtin tim
Ah, ti moj zemër sa shumë durove
Në të gjitha vënat vrerë kullove

E ti shpirt se shumë rënkove
Ti lot syrin si ma verbove
E ti hënë Ernen përse s`ma solle
Kur natën yjet qiellin mbulojnë

E heshtur si hije e bardhë
Ti Erna vjen tek unë
Në ëndrra të bukura
Sa bukur takohemi në gjumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat