Analizë letrare

Kultura

Analizë letrare

Nga: Dedë Deda Më: 24 prill 2022 Në ora: 16:21
Foto e kopertines së librit

Është hera e parë në jetën time që vlersoj një poet që kam në miqësinë time, jo vetëm këtë autor, por kam edhe të tjerë poet që me të vërtetë meritojnë vlersim dhe rrespekt nga ana ime. Ndoshta nuk jam dhe aq i aftë të shpreh një vlersim ashtu siq e shprehin poetët e mëdhejë, por do të shprehem me aq kapacitet që kamë, që mos ta zgjas shumë, dua të flas për këtë autor të mrekullueshëm , është një mik një atdhetar një poet dhe pënë e artë, z- Arben Kurteshi ka lindur me dt 19. 05. 1972 në Gjilan Kosovë ai jeton prej vitesh në Zvicër.  Poeti Arben Kurteshi tashmë e njohin shumë lexues, unë personalisht kam që 5-së vite që e njoh, zeri i tij në vëllimin e parë të librit që ka botuar me titullin TINGUJT E ZEMRËS , ka tërhequr shumë vëmendje nga ky talent i pa zbuluar kohë më parë, dua të ndalem  një çast tek një poezi e tija që shpërthen si një vullkan nga toka për dashurin e atdheut, dhe ky autor besoj se të gjitha poezit i ka krijuar nga mergimi >> 

I PAMPOSHUR

Jam i pamposhtur 

Lëshoj kushtrim, 

Kam shumë zemra 

Në trupin tim.

 

Disa rrahin

Në gjoksin tim, 

Të tjerat më rrahin 

Në mërgim.

 

Më mbajnë të fortë, 

Më bëjnë trim,

Të gjitha janë

Nga gjaku im.

 

Jam tokë e vjetër 

Shkëmb e gur,

Kam shumë zemra 

Nuk shuhem kurrë.

 

Poeti Arben Kurteshi është vërtetë një misionar që ka arritur me mjeshtri të përciellin ndjenjat e tij shpirtërore në vargje, ky talent tashmë është në zemrën e poezisë, ai na shfaqet herë me poezi dhe herë me thënie,>>

                 ****

Unë nuk jam poet i madh 

Si ata të mëdhenjtë nga Shqipëria, 

Jam i vogli kosovar, 

Por shqip janë shkronjat e mia.

 

                     ***

Poeti Arben Kurteshi lartëson, lart e më lart poetët e mëdhejë nga Shqipëria, ndersa unë do të shtoja se ky autor është tashmë në të njëjtin brumë me poetët e mëdhejë që kan lënë gjurmë në letërsinë shqiptare.  Ky autor meriton vërtetë një vlersim me të gjitha drejtat që i takojnë, në poezit e tija lexohet qartë se ky autor bën thirrje për bashkimin kombëtar, aty na shpaqet me një tjetër poezi që frymëzon çdo lexues për dashurinë e atdheutë >>

ORKESTRA

Ka shumë kohë,

Që po mendoj,

Një orkestër

Të formoj.

 

Ti mbledh bijtë

Nga Shqipëria

Nga kosova

E Malësia.

 

Të këndojmë

Të gjithë bashkë

Siq kënduan

Ilirët e lashtë

 

Dhe kur bashkë të jemi

Me ata nga mergimi

Këngës për bashkim do t'ia themi

Përherë nga gëzimi

Poeti Arben Kurteshi vazhdon akoma të shkruaj me poezit e tija të mrekullueshëm, ky autor shfaqet shpeshherë me një tjetër poezi me titulli ATO NËNA, kur e lexova për herë të parë mishi i trupit më është rrënqethur, dhe e vërteta e atyre nënave që vuajtën dhe që na rritën me shumë sakrifica gjëndet pikërisht në vargjet e autorit>>

ATO NËNA 

Shumë më dhimbsen ato nëna

Që s'patën fat në shkollë të shkonin

E në vend të abetares

Kapën draprin në arë t'punonin.

 

Edhe n'ara edhe n'shtëpi

Laj, fshi e misër bluaj

Me njërën dorë rritën fëmijë

E me tjetrën n'magje gatuaj.

 

Oh, shumë m'dhimbsen ato nëna

Që rritën trima, e vetë vuaj

Rritën vajza e rritën djem

Prapë i lanë, ikën n'dhe t'huaj

 

Shumë prej tyre na kanë lënë

Disa të tjera ende janë gjallë 

Ah, ato nëna sa shumë për ne bënë

Veç një nënë sa një mëhallë.

Shpirti i madh i ketij autori bën thirrje në çdo varg, autori din shumë bukur të përcjelli  dhimbjen e nënave që sakrifikuan për të na rritur. Poeti Arben Kurteshi ka një penë të mirëfilltë, herë shprehet me dashuri në vargje, e herë na kujton dhimbjet që kombi ynë ka kaluar, ky autor me vargjet e tija është aq i mirëfilltë sa që rrëmben zemrat e lexuesit  në çdo poezi apo thënie, me këtë rast dua të ju përciell një tjetër poezi që shkruan për mergimin që na ndau përsëgjalli me nënën babanë vëllanë dhe motrën>>

KTHIMI I PAPRITUR

Herët në mëngjes 

Filloi dielli të shndrit, 

Dëgjova zëra njerëzish 

Duke pëshpëritur.

 

Syve s’u besoj

Në këtë qetësi,

Kur shoh ata njerëz 

Që vijnë në shtëpi.

 

Disa ishin plakur

Disa ishin të rinj:

-Zot, a është e mundur, 

Këta janë bijtë e mi?! 

 

Ne të lamë të re

E të gjetëm plakë 

Të lutem për atë Përëndi

Na e fal këtë mëkat.

Ky autor vërtetë me ka çuditur, vargjet e tija tregojnë realitetin që po jetojmë, në vargjet e këtij autori kuptohet shumë qartë se çfarë kërkon zemra e tij e madhe, poeti Arben Kurteshi ka plot poezi të tjera, por unë shpreha ca prej tyre, dhe poezit e tija ja kam lexuar që të gjitha, nuk besoj të kem harruar ndonjë poezi që ky autor ka shkuar, unë do të kisha shumë dëshirë ta njoh nga afër, shpresoj që një ditë do të takohem me këtë autor bashkë në një tavolinë, dhe të bisedojmë për shumë gjëra për letërsinë shqiptare. Me këtë rast po e mbylli me pak fjalë, i uroj nga zemra që pena e tij të arrijë majat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat