Bukuroshja e Lirisë

Kultura

Bukuroshja e Lirisë

Nga: Zymer Mehani Më: 30 prill 2022 Në ora: 08:47
Antigona Fazliu

1
Krah shqiponje n’Qyqavicë
Ag mëngjesi në Drenicë
Mali seç ushton:
-Antigona rron!
2
Në tufan e  në stuhi
Lufton Gona për liri
Popullatës duarthatë
U lidh plagë u mjekon vrragë
3
Me fjalën ATDHE në gojë
Dhe me dashuri
Antigona syshqiponjë
N’luftë ra për liri

Me fjalën SHQIPËRI në gojë
Me shumë ngrohtësi
Antigona si lastar
Në t’lirisë altar...
4.
Pranë kodriçes buzë burimit ngrihet lart një lapidar
Atje rrodhi gjaku i Gonës,
I trimëreshës si lastar

Ra shqiponja për liri,
Syri s’iu tremb dot
Korri, griu mbi gjakatarët
Me flakë e barot

Gona trime zemër-ar
Iku, hyri n’histori
E poeti këngëton
Vargje radhaz vargëzon

Për dëshmoren e  paepur
Që ka emrin Antigonë
Motra Gone t’qoftë lavdi-
Ffakë lirie n’përjetësi!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat