Gënjeshtra

Kultura

Gënjeshtra

Nga: Xhelal Hoxha Më: 30 prill 2022 Në ora: 09:04
Xhelal Hoxha

“Mos na ban fort kajde,
Hajde mori rrenë, hajde”...

(Krijim popullor për gënjeshtrën
dhe gënjeshtarët;
“që gjithmonë i kanë pasur,

e do ti kenë këmbët e shkurtra,
e hundën dhe veshët e gjatë”) ...

 

Pse mori gënjeshtër, ti gënjen të tjerët e veten tënde?
Meçen se shpeshherë i ke këmbët kaq të shkurtra
Je çalamane, besa- besë, je edhe belbane e mjerane
"Haj e vaj halli, do njerëzve çka ju bane!"...
 

I zhveshe, i ç’njerizove komplet nga vetja e tyre
Jua heke maskat, nga fytyra e tyre e vërtetë
ngaqë ju heke tërësisht njerëzinë, dinjitetin e moralin
Dhe i le pa asgjënë e gjësë në këtë jetë!…


Ndonëse gjithmonë i le“si të gjymtë”e të mjerë
Krejtësisht e plotësisht, me vetëdije e me behane
Je e njëjta si në dimër, po ashtu edhe në verë;

të gjithë këto t’i i bane, për të zezën e kokës tënde:
Mori qofsh fatzezë, e mbetesh gjithherë virane;
Heu mos të pafsha, dhe mos ta ndjefsha zërin kurrë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat