Epilogu i tri dashurive

Kultura

Epilogu i tri dashurive

Nga: Përparim Hysi Më: 13 maj 2022 Në ora: 12:04
Përparim Hysi

Kur shkrova tregimin"Hakmarrja e "butë" dhe,më pastaj,"Filipok",një dashamir i shkrimeve të mia,më shkroi kështu:"O Papi,po mjaft ore mik,se i nxore ujtë e zi atij FILIP BARDHIT (Filip Bardhi) është personazh qendror i të dy tregimeve të sipërcituara,por unë si në atë këngën popullore që thotë:"Topi bamp e ti,po tutje",për të thënë atë që është kryesore: me FILIP BARDHIN po e vazhdoj dhe këtë radhë. Nëse ndodh kështu, është fare rastësisht dhe kjo botë,për t'i bërë pak kortezi mikut tim dashamirës, është pak teste-teste: disa kërkojnë vazhdimin;disa as që janë kthyer nga ç'shkruaj unë dhe gjeta avokatin që më mbron mua. Ai është një NJERI I MADH i LETRAVE në LETËRSINË BOTËRORE që paska thënë:" Të shkruash një roman,është budallallëk!". KY që shprehet kështu,është LUIS BORGES.Dhe,nëse e doni të plotë këtë thënien,lexojeni:"Është prirje varfanjake të kërkosh të shkruash,ta zëmë roman me 500 faqe,diçka që mund ta formulosh me një frazë të vetme". Kështu që,nga që jam i pazoti,të përgjigjem me një frazë të vetme,po vazhdoj,përsëri me Filip Bardhin.

* * *
Me Filip Bardhin jemi miq të vjetër. Ka dal në pension dhe familjarisht banon në Tiranë. Sado rrallë,por takohemi dhe,kur shkëmbejmë tepsitë, përjetojmë ato kohë kur punonim në të njëjtin rreth dhe që të dy,mësues të gjuhës e letërsisë. Kemi punuar nga dyzet vjet e ca dhe nuk kemi si ndjehemi mirë,kur shohim se ç'ndodh me shkollën,arsimin dhe,veçanërisht me dy lëndët tona:gjuhën shqipe dhe,sidomos me letërsinë, ku tekstet alternative,janë për të vënë lemerinë.Pandemia na vuri kufirin tek thana dhe,siç ndodhi me të tërë,tri vjet kemi pa u takuar. Sa u pre"shiriti i lëvizjes sëlirë",u takuam tek "Taivani".
* * *
Tri vjet dhe,sado të izoluar, gjysëm gjallë e gjysëm vdekur,siç më tha me të qeshur,mendja mua më shkonte për"pulë të pjekur". Kot nuk thonë që huqi del me shpirtin. Nuhatja për ato"punët e rënda" nuk më mungonte,por kisha ndryshuar meranë dhe nuk ish kollaj për të gjetur kullotë. Fëmijët kanë krjuar familjet e tyre dhe jetojnë veç nesh. Në shtëpi kam mbetur unë e Dhoksia dhe ,tek vërejmë njëri-tjetrin. na duket koka sa një kokërr hudhër. Shkurt muhabeti,or mik, duhet ndërruar "hava". Fjalë goje. Ndërruar hava,por,po të lanë për prift, bëhesh dhe dhespot.Ose më saktë: Nuk të qasin në fshat dhe ti kërkon shtëpinë e priftit.


Ti,Filip,-ia preva unë,- i bie pragut që të dëgjojë dera.Do m'i hapësh kartat mua,se nuk marrë vesh ahtu anës e pas anës.


Dhe,kush,- foli duke qeshur.- ti që tërë jetës ke patur nevojë për fre. Ashtu-ashtu,por jam nja dhjetë vjet më i moshuar se ti dhe rrobën e vjetër,si puna ime, e flakin.
Dëgjo,- e mori fjalën duke qeshur,- izoluar pa izoluar apo gjysëm gjallë e gjysëm vdekur,unë kam ngrënë"pulë të pjekur".


Nga një Nastradin si ti,- ndërhyra unë,- prit vetëm shashka që ti i quan gjyle topi.Izolim.izolim,por jo çdo e keqe,sjell vetëm keq. I izoluar,po,por akoma nuk kish dalë ky"rregulli i bukur,e-albania dhe,si çdo njeri tjetër,vesha kostumin "versaçe",made in covid: maskën mbi hundë dhe kasketën mbi kokë dhe,kur shfaqesha midis njerëzve,ta shpallja. Ti nuk beson(epo mbete gjithmonë dyshues),por zhgënjimin më të madh,kur vesha këtë"kostum të ri",e kam ndjerë në FIER.

-Pse në FER?- E ndërpreva.


Po në FIER ku më njohin i zi dhe i bardhë,u kaloja ,mu tek hunda dhe asnjë nuk më njohu. Secili,kredhur në atë hallin e vet dhe as u fola dhe as më folën. Pikë e zezë,- thash me vete: kishin hakë monstrat,kur thoshin:-Këtej e tutje do jemi tjetër. Tjetër që ç'ke me të.Si një jashtëplanetar dhe aq. Pastaj,si një i dënuar pa bërë faj, u bija rrugëve të Tiranës vetëm. Vetëm,por puna ma donte që të takoja dhe të tjerë: më shumë të panjohur,se të njohur. Kështu ndodhte.kur shkoja për të paguar dritat apo faturat e ujit. Një ditë,sosa tek pallatet"Delijorgji" dhe zura radhën për të paguar.


-Kush është i fundit?-Pyeta.
-Unë,- foli,si nën zë,një grua.


E shikoj,kur thoshte MIGJENI,me "një studim sa më preçiz" dhe,sado gruaja nuk shikoi nga unë, m'u duk se diku e kisha parë. Të jetë ajo?- hamendësova me vete. Aludoja dhe,ashtu tak-fap,vendosa:- Epo mu në dreq dritat,se i paguaj nesër. Po pres një copë herë aty,përbri,sa të dalë zonja para meje dhe me shumë prudencë,i lëshova radhën time një të moshuare të sapoardhur. Mora ca urata nga e sapoardhura dhe,tek prisja me nerva të ndera, një mori hamendësirash bluaja në mullirin e mendjes, Më së fundi,ja tek doli ajo që prisja dhe,sado që edhe ajo,si unë,kishte maskë mbi hundë,nuk kishte si gabonte syri im. U ktheva në një "kavalier galant",ndryshe nga natyra ime dhe tek iu afrova, e zbraza koburen:- Mos jini KAMILA K...?- pyeta. Ajo ndaloi dhe,sa më pa mirë e mirë, ma priti:- FILIP,mos je tI?
-Unë që mos qofsha,- mallkova veten me një ilaritet shpotitës. U përqafuam si dy miq të vjetër dhe drejt e në klub.

* * *
Aty,në klub, i hapëm teskeretë.Nuk ishim parë që nga "koha e LLogaras" dhe,natyrshëm,kishim ndryshuar.Natyrshëm (epo ku ma ha qeni shkopin mua për gojë),pyeta për të shoqin,Alemin dhe pastaj për djalin.

-Kur u ndamë nga Llogaraja,timshoq e rritën në pozitë: e bën kryetar pushteti mu në Veri të vendit. Mbetëm si ata muhaxhirët,me plaçkat mbi kurriz dhe,të them të drejtën,unë nuk isha e kënaqur nga këto lëvizje.Nja tri vjet në VERi dhe erdh transferimi në Tiranë. Epo pas kasavetit,- thonë turqit,- ka selamet. U gëzova se dhe djali filloi në fakultetin e mjekësisë.
Unë,- ti e di që jam impulsiv,- e ndërpreva:-Mirë u ka shkuar kungulli mbi ujë.
Ajo: Ti,Filip,je ortodoks dhe në BIBËL thonë:- Mos u gëzo,o i gëzuar! Mos u hidhëro, o i hidhëruar! Pataj ti e di që unë kam qenë jetime dhe populli ynë thotë:-Ç'do gëzimi tek jetimi? As tri vite nuk kishim në Tiranë,kur "vrau veten MEHEMET SHEHU" dhe mbi ne pllakosi e keqja: timshoq e përjashtojnë nga partia( ke patur përkrahjen e kryeministrit) dhe ca më keq edhe timbir,e përjashtuan nga faklulteti dhe mua mësuese në një fshat matan Dajtit.Eh,sikur ta dish,ç'kemi hequr! Aty prag-vitit 1990,imshoq ndërroi jetë dhe mbeta vetëm me tim bir që u bë burrë para kohe. Filloi lëvizja demokratike dhe imbir çau ferrën dhe sosi në Greqi.Atje jeton me familjen e tij dhe tenton të më marrë dhe mua andej,por unë jamë bërë si kërrmilli:mbledhur grusht e në shtëpinë time. Dhe siç më sheh;jam tretur apo ca më saktë:jetoj gjysëm gjallë dhe gjysëm vdekur!
Shfaqja keqardhjen dhe i thashë:- Kamila,ti nuk e di se sa të kam dashur dhe,sado që është vonë nga ç'të ka ndodhur, e ndaj dhimbjen me ty. Dhe aq keqardhje kam,sa jam gati që të puth mu këtu në klub për të malcuar plagën e dhimbjes. Faqet gjysëm të verdha të saj pësuan një përskuqje ku kish mirësi e dashuri njëherësh. I fola për jetën time dhe,pasi dolëm mga klubi,e shoqërova deri tek pallati ku banonte. Shkëmbyem telefonat dhe,kur u ndamë,e putha si të isha një adoleshent që ,sapo e ka zënë qymyri,

* * *
Ditë e re,nafak e re,kur thonë shkodranët. Tërë natën nuk mbylllja sy dhe,kur u ngrit dhe DHoksia.më tha:" Sikur gulçoje në gjumë.Sikur kishe një mazara a siklet? Larg qoftë,mos është shenjë e qoftëlargut që na kanoset mbi kokë? Kushedi,mbase kam patur ndonjë ëndërr të keqe ,- u mundova ta qetësoj. Qendrova në shtëpi deri aty nga ora 9.00,vura "armatimin e kohës":maskë dhe kapele dhe dola.Kisha ndjesinë e atij zogut që,sapo i kanë hapur kafazin dhe drejt e në fluturim.Sa sosa pranë pallatit të KAMILËS,i bëra një zile.Doli në ballkon dhe më bëri shenjë të ngjitesha atje. Rrinte në katin e tretë të një pallati 5-katësh dhe unë tri shkallë i numërova për një. Sa sosa brenda,pashë dy krahët e saj që u zgjatën dhe,kur u pushtuam.m'u duk vetja më i lumtur në botë. "Armët e kohës",maskën me gjithë kapë,i vërvita mbi divan dhe shkarkova gjithë mallin mbi buzët e saj. Pastaj e shtriva butë mbi krevat.


-Dale,-më ndaloi ajo. Nuk fitohet "kohë e humbur" me rroba veshur! U zhveshëm dhe,tek u kacafytëm reciprokisht, në një"betejë"

që zgjati goxha,më tha:" Që pas takimit në Llogara,edhe kur flija me të ndjerin,gjithmonë më shfaqeshe ti:atëherë në kulm të burrërisë. Tani buzët e mia janë të ftohta,kur themi në Myzeqe:buzëgjysheje që,në vend të të ngrohin,të ftohin.


- Kamila,- i thashë ,ndryshe nga ty që ke jetuar në qytet,unë jam fshatar. Ne,në fshat,kemi një shprehje:-Përsheshi i parë nuk është si i dyti. Që të të mbush mendjen ty.ta tregoj nga përvoja ime. Më bënte gjyshja përshesh në një tas. SA e mbaroja tasin ia zgjasja gjyshes dhe ma mbushte prapë. Prapë,por nuk kish atë shije. Kështu,moj e dashura ime e pafat:ti për mua je e para dhe unë,domosdo,si burrë i martuar kam provuar dhe dashuri të tjera,por kënaqësinë që ndiej me ty,nuk e ndërroj me asgjë tjetër.

Ti je prilli që më freskon mushkërinë dhe,kur depërtoj tek ty,më duket sikur humbas si trup dhe bëhem njësh me trupin tënd. Vërtet që tani jemi të moshuar,por disavantazhi është vetëm imi.Femra plaket më vonë se çdo burrë dhe seksologët thonë:"Njëfemër nga mezi e poshtë nuk plaket kurrë". Të gjitha këto filozofira i varrosëm dhe,përkohësisht,ngritëm një çerdhe të lumtur. E vetmja "viktimë" e kësaj sage dashurie,ishte e pafajshmja DHOKSI. Dhoksia, i vetmi fat imi në jetë,ngaqë hyn në radhën e grave engjëllore,më thotë një ditë:- Sa me fat kam qenë,që jam martuar me ty! Se kot ti nuk vjen nga fisi"BARDHI".Llagapi,-thoshte xha Myrtja që ti Filip e njeh,-është vula e një fisi.BARDHI se si faqen,por edhe ballin e kini të bardhë. E shkreta DHOKSI,nuk e dinte që unë,"bardhoshi i saj", të dyja faqet i kisha nxirë. Që mos të lodhe me"sagën" time,ky flirt imi vazhdoi një muaj dhe,ndërsa unë qeshë mësuar si një mi në mulli,befas ndodhi e keqja.Shkova atje tek kati i tretë dhe ngaqë dera nuk m'u hap, i rashë telefonit. Asnjë përgjigje.

Vija vërdallë,sikur kërkoja diçka dhe përsëri zile.Heshtje. Natën,sa në një krah në tjetrin,sikur të më qenë mbytur gjemitë. Hapej dita dhe tutje nga lagja ku jetonte ajo. Kur një ditë prej ditësh tek këndi ku afishoheshin lajmërimet e vdekjeve,pashë emrin e saj. Një grua që e njihte,tha:- E shkreta! Kish tri ditë që kish vdekur.Jetonte e vetme, pa njeri. Jetime qe dhe si jetime iku. Të gjitha fjalët qenë si plumba që më depërtuan drejtpëdrejt në zemër. E kapërdiva dhimbjen dhe për nja një javë qeshë me një dhimbje nga e cila nuk doja të shërohesha. Dhe ja tek ta them:kjo qe dashuria e fundit për mua. Tani pres kur të vijë fundi. E pres me krahët hapur.
Tiranë,13 maj 2022

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat