Të zgjedhurit tanë

Kultura

Të zgjedhurit tanë

Nga: Musaj Ahmetaj Më: 16 maj 2022 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Të zgjedhurit tanë

Dikur edhe bukën

E hanin me dardha

Tani janë dashuruar

Në këmisha të bardha

Pullat e këmishës

Me shumë ngjyra

Kur dalin në televizion

Ju buzëqeshë fytyra

Me kravata të lidhura

Me stil dhe ekstra nyje

Demagogjisë së juaj

Secili tani i bjen në fije

Të zgjedhurit tanë

Me lloj-lloj kravata

Verë e dimër në gushë

Edhe kur ju vjen nata

Fjalën deputet e gjeta

Edhe në shumë fjalorë

Por në përditëshmëri

Vërtet edhe u bën horë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat