Lirika maji

Kultura

Lirika maji

Nga: Përparim Hysi Më: 22 maj 2022 Në ora: 11:31
Perparim Hysi

1.Ata sy që më vështrojnë

Ah,ata sy që vështrojnë!
Si nga unë kërkojnë përgjigje
Në kohë tjetër seç më çojnë
Në një kohë,kur s'pyes për ligje.

Bëhem gati të përgjigjem
Pse ata sy më vështrojnë?
Porse ti më lë veç "hijen"
Dhe më shumë më turbullon.

Mos t'u duka si i "egër"
Që më ike si një "hije"
Jam i "butë" si askush tjetër
Dhe si unë,s'do gjesh, moj mike.

2. Pse u fshehe?

U fshehe si një zok në ferrë
Sa u pamë ballas të dy.
Sikur,papritur, të mori një erë
Jo.Nuk qe erë, por "stuhi".

Prita që "zogu" nga ferra të dalë;

Prita që era-stuhi të pushoi.
U shfaqëm tash ballë për ballë
S'kishim ç'të thoshim me gojë.

Fjalët, befas, u dukën të tepërta
Ç'kishim,sikur e thamë me sy
Të kujtoj, moj e Paemra!
Dhe çastin kur u puthëm të dy.

3. Moment

Gjoksi yt si vullkan në shpërthim
Magma gati që të dalë
Po unë nuk"trembem",mbi"vullkan" synë
Dua të digjem nga ky"shpërthim",i gjallë.

4. Të fshehur në shpirt kam diçka

Të fshehur kam në shpirt diçka
E ruaj atë si të jetë thesar
Që e ruaj, kam shkaqe të mëdha
Besomëni,se jam i moshuar.

Dhe kjo"e fshehur",zë më dhëmb
Siç dhëmb një plagë e vjetër
Këtë plagë sikur ma shpon një gjëmb
Për të treguar, një herë tjetër.

Në ndodhtë që,papritur,ika
Kuriozët mos bëhen alarmant
Një gjë ju siguroj: të fshehurën nuk e shpika
Dhe e marr me vete si garant.

5. Ah, ajo dekolteja e hapur !

Ah,ajo dekolteja e hapur,
Kur dy gjinjtë duken cullakë
Sado që jam flokëzbardhur
Dua që t'i thithë si fëmijë nga pak.

I thithë dhe pi sa "dehem"
Se "rakia që piva",qe sarhoshe;
Sulmoj më tutje,sa shkrehem e "velem"
Dhe tulatem,aty në një"qoshe"

6. Ndodh ndonjëherë...

Siç dridhet flaka e zjarrit nga era
Dridhem dhe unë para bukurisë
Këtë lloj dridhje ma shton pranvera
Dhe sikur kthehet koha e djalërisë

Bukuria bën "paradë" para syve
Dhe mua më shkakton të dridhura
Lirohet mendja prej"burgjive"
E humb pusullën prej bukurive.

Se të bukurat në maj dalin "lisho"
Dhe unë,ende sytë i kam në ballë.
Sado,në këtë moshë, nuk u bëj dot"iso"
Nepsin e kam si një djalë.

7. TI dhe UNË

Ti buzëqesh me dykuptim
Mua më shkojnë mornica
Pse kështu, o shpirti im?
Folëm troç,Sllavica!

Trupi yt zu dhe dridhet
Sikur të zunë ethe
Zemra ime zë e hidhet
Sikur s'jam në vete.

Pastaj,tak një buzëqeshje
Si një relaksim
Unë e marrë si një marrëveshje
Si thuaj,shpirti im?

Sytë tash sikur perëndojnë
Si me dykuptim
Ata sy seç më ftojnë
Të shkojmë në vidhimë.

8.PUTHJET

Puthjet me një femër,i dua të nxehta
Dhe dua që puthjet të jenë reciproke
Nga unë gjithmonë e pastër ka qenë ndjenja
Dhe as që ka vend për ekuivoke.
 

Kurrë nuk kam dhënë një puthje të"shtirë"
Unë puthjen me një femër nuk e ndërroj me asgjë
Do ta quaja veten si njeriun më të ndyrë
Të puth fare kot:kurrë.Me asnjë!

9. Miturake

Një push i butë mbi lëkurë
Ca "sythe" sikur lulëzojnë nga pak
Më duket mua sikur
Sythet sikur po çelin si zambak.

Sytë tani sikur kanë tjetër dritë
Sythet çelin të plota
Po rritesh dhe po bëhesh si shpirt
Miturake! Je sa bota!

Tani je si zambake ujë
Nga ata që rrinë gjithmonë çelur
Unë të vështroj dhe bëhem pak rrëmujë
Aq e humbas,sa mendjen s'e kam mbledhur.

10. Pa titull

Një fllad i ëmbël,nuk di se nga erdhi
Dhe hyri vrullshëm drejt e në mushkëri
Kur mbi buzët e mia gjithë mallin e derdhi
Është zemra që u drodh tani,

Desha që këtyre buzëve t'u ktheja restin
Por mos kujtoni se qe aq kollaj
Ky fllad i ëmbël vuri "domenin"
Dhe u shkoqëm si thërrime,pastaj...

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat