“Dashuria e ka këtë koncept, përhumbjen”

Kultura

“Dashuria e ka këtë koncept, përhumbjen”

Nga: Ilir Muharremi Më: 24 maj 2022 Në ora: 07:52
Foto nga kopertina e librit

"E shikoja, dhe ajo ndiente diçka për mua. Sa herë më fliste, unë nuk mund t’ia dëgjoja krejt muhabetin, sepse përhumbesha në sytë e saj, dhe dashuria e ka këtë koncept, përhumbjen. “Jam shumë i lumtur që je këtu”, - i thashë, derisa e lëmoja litarin e luhatëses, ku e kishte shtrënguar me shuplakë të dorës së vogël.  

Me gishtërinj e lëmoja lehtë litarin dhe rrëshqita drejt shuplakës së dorës. “Ti më pëlqen shumë, me të vërtetë.”, - i thashë. Qeshja, por edhe ajo qeshte, nxirte ata dhëmbët e bardhë e të bukur.

Sa më shumë që qeshte, sytë i futeshin më brenda. Qeshnim të dytë me ritëm të njëjtë. “Xhaketa jote është shumë e këndshme.”, - i thashë, teksa fillova t’ ia prekja xhaketën. U

krijua një pauzë si mirësjellje, por unë vazhdoja luftën e një grabitqari zemrash. “Thjesht po mendoja...”, - i thashë.

“Çfarë po mendoje?”, - më pyeti ajo. “Po mendoja se je dyshues.”, - ma ktheu dhe vazhdonte të më shikonte drejt e në sy. .." 

Fragment nga romani "Ti" i shkrimtarit Ilir Muharremi.

...

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat