Arratisja

Kultura

Arratisja

Nga: Fatmir Lohja Më: 25 maj 2022 Në ora: 07:11
Fatmir Lohja

Një pasdite pranvere se kush e harroi derën e spitalit psiqiatrik hapë? Kjo u bë shkak, që njëqindedyzet të semurët mendor, me shumë lehtësi, të arratisen nga spitali.Zhurma u bë e madhe. Erdhi e tërë qeveria në qytezë. Në takim u hodhën shumë ide rreth tavolinës, si të rigrumbullojnë të sëmurët. Takimi shkoj gjatë, se edhe idetë ishin nga më të ndryshmet.

Shefi i pavionit, që hapi mbledhjen, dha dorëheqje të parevokushme .I mori tëra përgjegjësitë mbi supe. Nuk pranonte të punonte më në spital, me bindjen se të semurët e arratisur nuk i bënte më zap. Për t’u mbushur mendjen të pranishmeve bëri krahasimim;’ Në dorë kam pasur një grup me miza. Dora u hap. Mizat nuk ka burrë nënë t’I grumbulloj më në dorën time.”

Drejtori I spitalit këmbgnulte se lufta tani filloi. Përgjegjësitë I cilësonte individuale, të punonjsëve në detyrë. Me këto arsyetime nuk i shkonte ndërmend të jepte dorëhqje.

Shefi i komisariatit qe më konkret. Kërkoi të bëhej një plan operativ. Të kombinohej puna në mes policëve dhe mjekëve për të grumbulluar të semurët. Me automjetet, dhe bilbilat e policisë, me autoambulancat e mjeksisë, e mendonte punë të mbaruar grumbullimin e të semurëve mendor. U ngatërrua në arsyetim , kur një mjek i kujtoi, se të sëmurët mendor nuk trajtohen me ligje nga policija .

Po errësohej kur në dyert e spitalit u dëgjua një zhurmë e madhe .Roja e prishi mbledhjen, se lajmeroi se të sëmurët erdhën. U shpernda mbledhja me kënaqësi. Problemi u zgjidh.Personelit të spitalit u ra në sy se numri i qytetarëve ishte ku e ku mbi njëqindedyzet. Për një moment u mendua se mos kanë ardhë të shoqëruar nga famljarët.

Shumica ishin me çertifikata të komsionit mjekësor, ku deklaroheshin të marrë. Të arratisur nuk e posedonin dokumentin , se natyrisht e kishin dorëzuar kur i kanë shtruan në spital.Nderhynë ministrat kompetent, për të ndrequr situatatën Një ministër urdhëroi të hapej urgjentisht akademija shkencore e të marrëve. Ministri I linjes kërkonte të dinte nëse të marrët e kanë bëreë çekapin rregullisht. Minisitri tjetër kërkonte të zbatojej ligji i ditëve te fundit. Aplikimet të bëheshin vetëm online.

Ishshefi I pavionit u kujtoi policëve te mos i preknin me duar të marrët,se do të gjenin belanë më pas. Me entuzizëm u fut edhe drejtori I spitalit. U kërkonte të marrëve të benin një kompromis, duke u kujtuar se spitali ka vetëm njëqindedyzet krevate.

Për kompromisin e afruar nga drejtori, zallamahija mori përmasat madhështore, që dinë t’u japin veç të marrët. Të arratisurit nuk e pranonin në asnjë mënyrë kompromisin, se ata i dinin shtretërit e tyre. Nuk ishin të bindur, se për një shetitje në qytet,qenë sheruar menjëherë. Të sëmurët rishtas, nuk e kuptonin se pse qeveria të merret disa herë,me të amrrët që u arratisen vetë.

Populli i madh e rrethoi spitalin e të marrëve. Se si u zgjidh , nuk e di të saktë.,por jam i sigurtë se deri sot akademija e të merrëve ende nuk është hapë, dhe mjekët psikiatër e mbrojnë idenë, se të marrët nuk dinë të aplikojnë online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat