Promovime librash të rinj

Kultura

Promovime librash të rinj

Nga: Zymer Kuqaj Më: 26 maj 2022 Në ora: 22:51
Promovime librash të rinj

Në promovimin e parë të librave të Qerim Kryeziut që u mbajt në Ambasadën e republikës së Kosovës në Stokholm në fillim të muajit prill, mes shumë folësve më tërheqi vëmendjen fjalimi i poetës shkodrane Entela Tabaku. Ajo tregoi një episod nga jeta e saj që ishte edhe takimi I parë më autorin e librave "Reflektime letrare e shënime kulturore nga mërgata" dhe "Dy poetë një univevers frymëzimi". Ishim të ftuar, vazhdoj ajo në një tribunë në Vetlanda nga "një zonjë grua poete që është Zyrafetja" (Kryeziu).

Papritmas në skenë doli qifti që prezantonte programin. Përveç që ishin të hijshëm, ajo që më bani përshtypjet ishte "dashnia e tyne për ne" të ftuarit në këtë tribunë. Ata kishin lexue secilin nga ne pjesëmarrësit. Në prezentimin e tyre për folësit e radhës, ata tregonin diçka nga jeta ose hobi i tyre. Ky respekt, kjo konsideratë dhe kjo dashni për ne më bani që edhe unë ti dua ata, përfundojë fjalimin poetja shkodrane.

Është diçka shumë normale që dashuria sjellë dashurinë. Ky fjalim i Entela Tabakut ishte një refreskim për mua, pasi edhe unë isha pjesëmarrës në atë tribunë.

Autori i dy librave që po promovojmë sot i don njërzit. I don njerëzit më të cilët shoqërohet, në mënyrë të veçantë i don bashkëkombasit e vet.

Në librin "Reflektime letrare e shënime kulturore nga mërgata" vërehet qartë kjo dashuri. Vërehet së njërzit që i don edhe i lexon. Disa nga shkrimet e tyre, e disa nga shkrimet e të tjerëve për veprimtarinë e tyre që kanë lënë gjurmë në profesionet dhe vendet ku jetojnë.

Qerim Kryeziut sikur nuk i mjafton të lexoj personazhet e vet. Ai shkruan për ata, ai i interviston ata. Shkrimet dhe intervistat duken të jenë dhunti e autorit që i kanë rrënjët në profesionin e tij të parë si gazetar në RTP.
Dhuntia e shkrimit për njërzit që në një mënyrë janë të veçantë duket së vie edhe nga vendi ku është rritur autori. Fshati Mleqan është i njohur si fshat i rapsodëve. Rapsodët që në vend shkrimeve kanë pas këngën. Këngë për heroizma dhe atdhedashuri. Këngë për bukuritë e vendit dhe këngë për hijeshinë e djalit apo vajzës dhe dashurisë së tyre. Zëri i një rapsodi të Mleqanit më këngë u jepte zemër dhe vullnet edhe ushtarëve të UÇK-së. Cilit shqiptar nuk i dridhen telat e zemrës, kur dëgjon dridhjen e telave të qiftelisë të shoqëruar më zërin e Beqës dhe Mujës, që lartësojnë deri në lavdi Kreshtatë e Kosovës.

Mleqanasi tjetër më emrin Qerim Kryeziu shkruan reflektime letrare nga Suedia. Ai shkruan për jetën kulturore të shqiptarëve në Suedi ku edhe ai është pjesë e kësaj jete kulturore. Ai shkruan edhe për vendasit suedez dhe shkrimet e tyre rreth çështjes shqiptare. Në reflektimet letrare të autorit shënohen edhe emra tjër të diasporës shqiptare që kanë bërë emër në vendet ku jetojnë në profesionet e tyre, më të ndryshme të mundshme. Shkrimtari Shqiptar Oseku thotë së në librin Reflektime letrare janë përfshirë gjashtë nga shtatë gjinitë e artit, mungon vetëm arkitektura. Në vështrimin tim për librin nuk mungon as kjo degë fisnike e artit.
Qerim Kryeziu më librin ,"Reflektime letrare e shënime kulturore nga mërgata" ka ndërtuar një kullë tradicionale ku do të ruhen gjurmë shqiptare nga kultura dhe jo vetëm nga kultura të diasporës tonë në  fillimvitet të këtij mijëvjeçari që po jetojmë.

Libri i dytë në këtë promovim, "Dy poetë një univevers frymëzimi" përmban dy kritika letrare dhe dy intervista më dy personalitete që kanë bërë emër në fushën e artit dhe kulturës shqiptare në diasporë. Dy personalitetet më emrin Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku kanë lënë gjurmë edhe në kulturën e vendit ku jetojnë. Ata kanë lënë gjurmë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë më artin e tyre por edhe punën e tyre në profesionet respektive.

Dy personazhet e Qerim Kryeziut janë pjesë e diasporës shqiptare. Ata vijnë nga dy qytete padrejtësisht të ndara më kufi shtetëror. Ajo që nuk ndahet më kufi shtetëror dhe as më vendime të kancelarive shteteve të mdha është dashuria e Shkodrës për Gjakovën dhe e Gjakovës për Shkodrën. Të dy qytet kanë nga një shënjtëri identike që i bashkon më një mit të përbashkët.

Kështjella e Rozafës dhe Ura e fshejtë kanë si brum, viktimën e besnikërisë. E kush tjetër mundet më pësua pos gruas shqiptare që bëhet pre e fjalës së dhënë më emrin Besë. Hyjnia më emrin Besa shqiptare shpesh herë në historinë tonë bëhet e kundërta e hyjnisë. Besimi qorr në shënjtëri ka pasoja katastrofale, e kush më mirë së shqiptarët e din këtë gjë. E kush më shumë së gruaja shqiptare ka pësuar nga kjo shenjtëri.

Tema e gruas/femrës dhe veçanërisht asaj shqiptare është temë edhe në poezitë e Entelës dhe Shqiptarit. Shqiptari është më i zëshëm në këtë temë. Ai në poezitë e tij edhe rebelohet karshi padrejtësive të gjinisë femërore.

Të dy poetët pos që vin nga dy qytete, ata vin nga dy sisteme politike. Të dy sistemet politike ishin diktatoriale. Secili sistem autokrat në mënyrën e vet.

Njëri sistem është mohues i lirisë dhe të drejtave elementare të njeriut dhe nga ky aspekt mbillte frikën e çdo gjëje që vie nga jashtë. Kjo frikë e mbjellë nga propaganda shtetërore bënte që njërzit të mendojnë si diçka të keqe mërgatën, si mërgatë të qyqeve.

Sistemi tjetër politik, pos që ishte mohues i lirive dhe të drejtave njerëzore ai shquhej për shtypjen dhe luftimin e çdo gjëje që kishte të bënte më identitetin e etnisë shqiptare. Aparati shtetëror i këtij sistemi shkonte deri në eliminimin fizik përmes atentateve, të atyre që publikisht në mërgatë guxonin të kritikonin dhe propagandonin kundër këtij sistemi. Njërzit që vriteshin në mërgatë, ishin idhuj në vendin nga vinin. Si përfundim, mërgata ishte vet shpresa për lirinë e ëndërruar.

Entela Tabaku që kurrë nuk e ka imagjinue jetën jashtë Shkodre, bëhet vet mërgatë në mesin e viteve të 90-ta. Migrimi i ndryshon pikëpamjet më të cilat ishte edukue së mërgata është diçka e keqe. Mërgata nuk çënka diçka e keqe së edhe unë jamë mërgatë, "e unë nuk jam e keqe" thotë shkodranja. Entela e rritur më identitetin e krijuar si vajzë e familjes Tabaku dhe e qytetit të humorit, këngës dhe poezisë siç është Shkodra, në emigrim bëhet shqiptarja më kaçurrela. Askush në emigrim nuk njeh Tabakët as qytetin e Shkodrës. Entela vitet e para të emigrimit i përshkruan si çrrënjosje. Gati 10 vite të vetmin kontakt më shqipen kishte familjen në Shkodër. Më vonë shqiptarja më kaçurrela do të udhëheqë katedrën e gjuhës shqipe në  universitetin e Uppsalës.  Do ti kthehet pas shumë shumë viteve shkrimit të poezisë. Është e natyrshme që temë kryesore e poezive të saj është, kurbeti. Entela Tabaku shkruan poezi në dialektin e Shkodrës, dialektin gegë. Ajo shkruan ashtu siç e ndjen. Në punën shkencore dhe profesionale Entela përdor standardin e gjuhës shqipe.

Personazhi i dytë i librit të Kryeziut Sgqiptar Oseku është një djalë nga Gjakova i edukuar më krenarinë e të qenurit shqiptar. Ai tregon së edhe në momentin e ikjes nga vendi kujdeset për rrënjët e identitetit kombëtar. Familja e tij gropos në oborrin e shtëpisë librat, më qëllim që libri të ruhet më ëndrrën së në një ditë të bardhë do të kthehen përsëri. Shqiptar Oseku në intervistën e tij shpalos pikëpamjet e tij për mërgatën tonë, për ëndrrën e madhe që Kosova të jetë e lirë por edhe për lirinë që kemi pritur të na gëzojë më shumë.
Shqiptari shkruan prozë dhe poezi. Një ndër temat kryesore në shkrimet e tij janë kurbeti, atdhedashuria e sidomos barazia gjinore. Ai shkruan sipas standardit të gjuhës.

Entela Tabaku në një intervistë thotë së për shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera jashtë Shqipërisë zyrtare, standardi i gjuhës është më shumë së standard. Ai është vet Shqipëria.

Qerim Kryeziu në librin "Dy poetë një univevers frymëzimi" sikur plotëson veten e vet. Një, si kritik letrar më një përkushtim dhe analizë të thellë por të kapshme edhe për lexuesin e thjeshtë. Dy, si gazetar/intervistues i talentuar i cili i njeh dhe i ka lexuar të intrvistuarit e vet.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat