Dhimbje në kohët e foljeve

Kultura

Dhimbje në kohët e foljeve

Nga: Diellza Berisha Më: 27 maj 2022 Në ora: 12:17

Poezia Albi Lushit përqon pasthirrmën e dellit të jetës në ambientin real të poetit, aty ku ai gjindet, ku shkruan, ndjen, jeton në ambientin shqiptarë dhe se nuk zhbëhet prej kësaj hapësire.

Merr profetët si referencë nga e cila ndjell hir në mes njerzëve edhe poeti mund të jetë profeti metaforik i tij që nxjerr në pah të padrejtën në trajtë edukuese për njerzimin.

Vetmia nuk e lë të vetëm, sepse e ka vargun poetik që edhe në dehje e ndjek, kjo dehje është artistike në letrën që ka nevojë për dashuri dhe përbën kumtin prej së cilës poezia merr frymë e mbushet fuqi.

Gruaja qoftë në të përgjithshmen ose edhe tek më specifikja Adelinë është qenia poetike e Albit. Çelesh bahçesh plot aromë/ çelesh sythesh për çdo stinë/ kundërmon dhe bën jehonë/ zëri yt, Adelinë…

Në dashurinë poetike të Albit nuk mungon as erotizmi i lehtë, që e përdor deri në atë kufizë sa të mos eskalojë, dhe se emocinoni tek lexusi të mos mungojë.

Albi e do rregullin e vargut, nuk ka varg të çrregullt për të, çdo strofë është e strukturuar fikse e ruan traditën e vjetër vargëzimit, ashtu siç e do zakoni.

Di t’i thurr elegji vetës me modesti.

Isha kavajas, me babë nga Dibra/ nuk desha nam, as bujë, as lekë/ hiçmani dheun, mbulonëmi me libra/ të më duket varri si bibliotekë…

Shkruan edhe poezi kushtuese si ajo për gjyshen për nënën, Skënderbeun.

Gjendja shpirtërore dhe udhët jetësore të njeriut janë një tjetër shteg ku ai shfryn mërinë.

Diku mbushim zemrat, diku zbrazim vrerin/ ngarkojmë e shkarkojmë, gjersa një ditë vdesim/ dikush blen intrigën, dikush shet nderin/ jeta pjell hamallë, gjersa vdekjen presim.

Ky varg mbaron me vdekjen ku secili e pret me veprat që ka bërë por poeti nuk ndalet me vdekjen.

Të jepesh në flijim, si promete me zjarr diku midis ferret t’ma zhvendosin varrin/ varrin e ideve, mes djajëve të paprekshëm/ t’ma zbrisnin nga qielli, do isha i pavdekshëm.

Për Albin ka edhe mëkat të shënjtëruar por ky mëkat është i mbuluar nuk shihet, me këtë shenjtërim nënkupton ata që ligjërojnë mbi të mirën dhe Zotin, dhe nuk e harron se ndonjëri prej tyre mund të bie pre e mëkatit.

Të marrë djalli ç’gjet uratën/ Hoxha i lagjes harroi Kuranin/ Nuk desh të dijë prifti për Papën/ në djall dërgoi dhe Vatikanin…

Si të mos e përshkruaj qiellin e tokën e Kavajës pemët e gurët, bujarinë e vendit, si kuvajs me të kuptohet që aty diktatura nuk arriti qëllimin, nuk ndau fetë e kjo shihet qartë edhe në poezitë e tij të cilat kanë një tolerancë dhe trajtim të barabartë.

I kthehemi dashurisë ajo është edhe lumturi edhe shenjtëri por edhe përëndi poetike atë e lartëson deri në kult për t’a shpjeguar dhe krahasuar mendjen e zemren pjesë këto që atij nuk ia shkulin dot, për të poeti nuk vdes kurrë jeton çdo jetë.

Fjalës i duhet delikatesë, e mbron atë nga ata që e dhunojnë, me fjalën bën dashuri.

Dhimbja është shkaku prej ku mund të lindë kryevepra ai pajtohet me F. Dostojevskin i cili e kishte thënë të njejtën ndërsa Albi e rithotë në kontekstin se aty ku ka dashuri është dhimbja dhe anasjelltas, kjo rrjedhë e secilës kohë të foljeve.

Është i dashuruar me dashurinë dhe nuk ngopet me kaq sepse me të përtrihet jeta.

Si asnjë poet tjetër nuk i harron hipokritët si servilosen e ndërrohen, nuk lë pa trajtur gënjeshtren, si aktin e ngjizur me jetën dhe të tjera vese të liga.

Një tjetër aneks fama diku me meritë, e jo çdo herë, i trajton si zihen të famshmit, dhe se jo çdo kush ia vlen të ketë atë, ata shuhen si qirinjtë.

Nuk jam e vetmja që e them Albi përngjan me Dritëro Agollin me këtë pajtohen të gjithë, për të Agolli Shën Dritëronte. Kjo poezi kushtuese ka mbërritur një nivel të lartë artistik kushtimi.

Në gjyqin e shpirtit qeshte poeti/ qanin vargjet! / tani kush mbeti?

Me të u përballonte! / me ty u dritëronte!

Në poezinë tymnajë virtuale trajton plagjiaturën mes pseudointelektualëve, në këtë grup klasifikon filozofët e poetët, një shkak tjetër pas kësaj nxerr leximin pa të nuk ka frymë, është oksigjeni i poetit dhe jo vetëm.

Shpirti i fundit është ai që mbetet pasi gjithçka ikë e kurrë nuk të braktisë na kujton këtë dhuratë nga Zoti.

Poezia Albit qan, qesh e vret,por dashuron në të gjitha kohët e foljeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat