Së shpejti ribotohet libri i Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Kultura

Së shpejti ribotohet libri i Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 21:08
Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Xhevë Lladrovci, njëra nga luftëtaret e para të UÇK-së, sot në ditëlindjen e saj është kujtuar nga kunati Ramiz Lladrovci me shumë krenari.

”Dëshiroj t’i kujtoj 1392 fëmijë që gjatë luftës së Kosovës dhanë jetën për Kosovën. Ta uroj ditën e fëmijëve, çdo fëmije në Kosovë dhe t’i uroj suksese. Sot është edhe ditëlindja e gjeneralmajor të UÇK-së, heroinës sonë, kunatës sime Xhevë Lladrovci, e cila më ka bërë të jem shumë krenar”.

”Fehmiu dhe Xheva, sikur njëri të binte njëri në betejë dhe tjetri të mos ishte në atë betejë, jam shumë i sigurt, jo vetëm unë por te gjithë ata njerëz që i kanë njohur këto dy figura kishin për ta besuar, që njëri do të shkonte dhe do të binte krah për krah, pra rënia e tyre nuk është menduar ndryshe përveçse rënie krah për krah për lirinë e Kosovës”, tha Ladrovci në Rubikon.

Lladrovci tutje në Rubikon me Adriatik Kelmendin, njoftoi se së shpejti do të ribotohet libri për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, i shkrimtarit  Bedri Islami.

”Ata e kanë deklaruar mijëra herë, e kanë deklaruar edhe me letër këmbimin që e kanë pasur kur Fehmiu ishte në burg, të cilat tani janë edhe libër, e librin do ta ribotojmë me disa përmirësime dhe do t’i largojmë disa pjesë të tekstit të cilat kanë hy ndoshta padrejtësisht ose nga pakujdesia, por që do të jetë prapë një libër i dashur për gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Krahas ribotimit të librit, dëshmorët Fehmi e Xhevë Lladrovci do të përkujtohen edhe me shtatore në qytetin e Vlorës.

”Ne presim që shumë shpejt edhe shtatorja e Femiut dhe Xhevës të vendoset në Vlorë, ku deputetet të parlamentit shqiptarë janë dukë i bërë përpjekjet e fundit për ta siguruar vendin në qytetin e Vlorës aty ku edhe është kërkuar që të vendosen këto dy shtatore”, tha Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat