Po thuhet se...

Kultura

Po thuhet se...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 5 qershor 2022 Në ora: 08:45
Xhelal Hoxha

"Po thuhet e shkruhet në shkencë 

se hëna, është bija e tokës

e toka ka origjinë, nga vetë dielli

hëna ndoshta mundë të jetë e mbesa e diellit ?!"

Të krahasohet e të lidhet me shkencën 

po thuhet se është pak sa e habitshme

të lidhet me natyrën dhe prezencën e sajë 

kjo është bukuria vetë!

Të lidhet me njeriun është pak sa e çuditshme 

ndërsa po të lidhet e të krahasohet me poetët 

dhe poezinë e uverturat, vargjet e tyre të çmuara 

është pak sa e mahnitshme gjithsesi...

"Prandaj, nga kjo mund të konstatojmë e të themi:

Njeriu, shkenca, natyra,toka, hëna, yjet, deti...

Me këto bukuri e hijeshi së bashku 

kur të jetë i përbashkuar dhe i harmonizuar, 

me këto mrekulli në mes veti... 

Ndonëse edhe ai që ngroh, globin tonë, dielli

janë të njësuara, të lartësuara në këtë univers global 

ngase  njeriu si njeri, dhe si qenia më e përsosur në jetë: 

Do të lartësohet te vetë, Zoti e qielli!"

Por ku po na mbetët athua dashuria, 

misteri e sekreti i mistershëm;

i detit, qiellit, tokës për njeriun, njeri?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat