Këndon solo Edi Rama!

Kultura

Këndon solo Edi Rama!

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 13:38
Musa Ahmetaj

Shokui Tito.
Ne të përbetohemi
Rrugës së Juaj
Ne nuk do tëlargohemi

Pas vdekjes tuaj
Disa republika u shkundën
Si Republikë të Jugosllavisë
Edhe tretmanin e humbën

Tani ta japi edhe fjalën
Të gjithë në TY betohen
Përsëri pas vdekjes tuaj
Republikat do formohen

Të mos shkoj në atë botë
Edhe Zoti mos e dhashtë
Deri sa t,i formoj republikat
Bile ate vetëm gjashtë

Tani me kosovarët
Problemet na kanë lindur
Ndoshta ju keni reçetën
Si mundem për t,i bindur

Ta them me zemër Tito
Ty të ka rënë krejt fama
Tani e tutje do këndohet
“Nash çovek je Eda Rama”*

* Njeri i jonë është Edi Rama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat