Lavrov pritet që vizitën në Serbi ta bëjë me gomar!

Kultura

Lavrov pritet që vizitën në Serbi ta bëjë me gomar!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 8 qershor 2022 Në ora: 14:19
Sergej Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë, dora e djathtë e Putinit

Sensacion o popull, sensacion botëror. Lavrov e anuloi vizitën në Serbi. Arsyeja sa armiqësore sipas Lavrovit, po aq qesharake. Nuk iu dha leje fluturimi aeroplanit rus mbi hapësirën ajrore të Bullgarisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Dhe kundër kujt të ndodh kjo, kundër Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, të papërkulshmit - Lavrov.

A e dinë këto tri shtete se cili është Lavrov, çfarë peshe ka ky diplomat në botë dhe politikan i cilit shtet është ky.

Apo llogarisin ato shtete se ku ishte nisur ky burrështetas me emrin Lavrov dhe çfarë misioni kishte. Përpos marrëveshjes së gazit, Lavrov dhe Vuçoja pritej që të diskutonin edhe për Kosovën dhe Bosnjën.

Instruksionet e Putinit për këto dy vende, Lavrov dëshironte që personalisht t´ia transmetonte Vuços.

Tash si mund të veprohet? Kjo nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Rusisë dhe kujt t´i ndodh kjo, Lavrovit dhe Putinit.

Instruksionet nuk mund të dërgohen përmes mediave, telefonit, internetit, Twitter, Facebook, apo postës, ngase të gjitha këto sot përgjohen apo hakerohen.

Derisa punët në pushtimin e Ukrainës nuk po ecin siç duhet dhe kanë ngecur, instruksionet për Serbinë si aleate besnike ishin të domosdoshme.

Supozohet se Putin ishte i interesuar që ta hap një tjetër front lufte, në mënyrë që agresioni në Ukrainë sado pak të largohej nga vëmendja botërore.

Për një plan të tillë shteti më besnik dhe njeriu më i besueshëm për Rusinë janë Serbia dhe Vuçoja.

Lavrov nuk ishte mësuar kurrë që t´i dilnin pengesa të tilla, dhe kujt këtij personaliteti me cilësi botërore. Nuk e dinë ata se me kënd e kanë nisur. Unë gjithmonë Evropës dhe botës ia kam dredhur e zhdredhur, ashtu siç kam dashur vetë.

Mua deri më sot nuk ma ka hedhur kush dhe as tash e tutje nuk do munden të ma hedhin. Unë kam bërë dhe kam deklaruar, gjithmonë atë që kam dashur dhe si kam dashur.

Në rajonin e Ballkanit unë kam miq të vërtetë : Vuçon, Dodikun, Ramën, Berishën, patriarkun Irinej, Thaçin, Batonin etj. nëse nuk besoni, mund ta shikoni koleksionin e albumit tim të pasur fotografik.

EU, NATO, SHBA, perëndimi dhe kush do qofshin, nuk mund ta ndaloi vizitën time në Serbinë tonë. Unë miqtë e mi do i vizitoi dhe s´më pengon dot kush. Po qe nevoja do nisem me gomar, si në kohën antike. Në mos asgjë, unë së paku do ta hedh hapin e parë në botë në mbrojtjen e klimës.

Që të nisem me gomar nga Rusia më duket paksa e paarsyeshme, po do afrohem së paku deri në Hungari, te miku ynë Orban dhe nga aty do futem në Vojvodinë.

Së paku nga një udhëtim i tillë do jem i sigurt që instruksionet e Putinit për Vuçon, do t´i transmetoi pa u identifikuar, apo hakeruar. Aty kam fshehtësi edhe për Open Balkan, sepse EU e do një Ballkan të mbyllur, kurse ne po dëshmojmë se e duam të hapur.

Vuçoja duke e parë këmbëngulësinë e Lavrovit në kryerjen e misionit të tij human deshi që t´i dërgoi kuaj të mëdhenj, të rasës vojvodinase, për ta marr nga kufiri, sepse Lavrov në shenjë revolte ndaj EU nuk dëshironte as me transport rrugor të udhëtonte.

I shtyrë në moshë dhe i matufosur, Lavrov kishte frikë t´i kalëronte kuajt. Transporti më i mirë dhe më i sigurt tha është, udhëtimi me gomar.

Mars – Rover (shkrim satirik)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat