Asnjëherë anonim...

Kultura

Asnjëherë anonim...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 12 qershor 2022 Në ora: 09:26
Xhelal Hoxha

Në jetën time nuk kam dashur e nuk desha kurrë

dhe nuk do të doja assesi, të jam asnjëherë anonim!

Gjithmonë jam munduar e kam punuar si një  burrë,

që ta dua e ta çmoj përjetë vendin tim, deri në çlirim!

Të mos jam i mbuluar asnjë here, as i maskuar

Të jam i qetësuar, i plotësuar në paqe e në dashuri...

Ngase i lirë në këtë  jetën time, të rrezikuar e të mashtruar... 

Për njeriun që ishte, e do të mbetët, njeri! 

Nuk  doja  të jam një skllav, i robëruar e i pushtuar, 

përveç shëndetit e fatit të përbashkët, por i lirë!

Mirë por, të jam shpirtërisht i pushuar dhe i rehatuar,

të shkoja gjithashtu; edhe në botën tjetër, me një vepër të mirë!

Dua të përfundoja jetën time njerëzishëm

ashtu siç i ka hije, çdo njeriu të uruar...

Ndonëse atje gjithmonë  i vetmuar, por i lartësuar;

në amshim atje tek Hyji ynë, në përjetësi i bekuar!

Xh.H

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat