Parlamentarët tanë

Kultura

Parlamentarët tanë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 15 qershor 2022 Në ora: 21:39
Musa Ahmetaj

I gëzohem  faktit
Në leximin e hasur
Parlamentarët tanë
Me prind  të pasur

Nuk përjashtohen
Edhe disa qeveritarë
Për pasurinë e  tyre
Qenkan  trashëgimtarë

Secili prej tyre
Kritik e më kritik
Shtyhen në mes vete
Për baballarët  sheik

Kurrë nuk e  mësova
Edhe pika  më raftë
Tërë vendi paska qenë
Me ari dhe me naftë

Fati i paska përcjellur
Nga  arat me therra
Duke i shitur këto
Qenkan ba milionera

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat