Të jesh...

Kultura

Të jesh...

Nga: Zymer Mehani Më: 21 qershor 2022 Në ora: 07:28
Zymer Mehani

Të jesh zemërbardhë
Si zemra e poetit

Të jesh shpirtdëlirë
Si valët e detit

Të jesh, po të jesh
I dëlirë, besë të kesh

Të kesh burrëri
Edhe burrë të jesh

Të jesh zemërçiltër
Si zemër fëmije

Të jesh dhe shpirtbardhë
Si Alpe Shqipërie

Të kesh dhe të jesh
Shpirt arbëri të kesh

Të kesh nder dhe besë
Atdhetar të jesh

Të jesh zemërmirë
Si zemra e NËNËS

Të jesh shpirtdritësuar
Si rrezja e hënës

Atdhetar të jesh
Besnikëri të kesh

Të jesh guximtar
I vërtet shqiptar

Të jesh vigjilent
Porsi shqipe mali

Të jesh lufëtar
Për atdheun që të fali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat