Historikun i spitaleve të hershme dhe barnatoreve në Kosovë

Kultura

Historikun i spitaleve të hershme dhe barnatoreve në Kosovë

Nga: Sami Arifi Më: 21 qershor 2022 Në ora: 16:05
Sami Arifi

Trevat e sotme në, të kaluarën e hershme, Kosovë sa i përket spitaleve ishin ashtu si trevat e ndryshme në vendet evropiane. Spitalet kryesisht ishin pranë kuvendeve apo manastireve, ku, gjatë viteve 1327-1335 të dhënat konsistojnë se ishte spitali mjaft i madh në Deçan. Ky spital sipas njoftimeve të biografit bullgar Georg Camblak shërbente për smundjet nga epilepssia, tuberantët, reumatikët dhe leprotikët.

-Spitali i Prizrenit ishte i ngritur më vonë pranë Manastirit të shenjtorëve Mëhill dhe Gabriel, aty rreth vitit 1348. Ky spital i hershëm në Prizren kishte 20 shtretër, ishte më i vogël se spitali i Deçanit. Kolonët raguzian, nga ndryshimi i spitaleve vendore në Kosovë, ngritnin spitalet e veta pranë kishave dhe kuvendeve katolike që i mirëmbanin vetë raguzianët. Spitali më i njohur i raguzianëve në Kosovë ishte spitali në Novobërdë.

-Mjeku i parë i përmendur nga Kosova në mesjetë ishte Milicius de Presarin (Milo i Prizrenit) i cili ishte marrë me operacione kirurgjike, përkatësisht me urologji. Në Prizren vepruan edhe shumë mjekë tjerë në shekujt e ardhshëm, ndër ta po përmendim mjekun Abedin Zenelin aty në vitin 1608, ku, të dhënat për këtë mjek ishin zbuluar në xhamin e Sinan Pashës në Prizren.

-Gjatë mesjetës zakonisht barnat në Kosovë silleshin nga mjekët dhe sigurisht barnatoret ishin në kuadrin e spitaleve ku me shitjen e barnave mirreshin edhe tregtarët që i sillnin nga Italia, Durrësi, Raguza, Kotorri e të tjera. Të dhënat e para për farmaci në Kosovë kryesisht datojnë nga vitet 1339-1340, ku atëherë në Prishtinë përmendet farmacisti i quajtur Zanini.

Më vonë në Prizren janë shitur ilaçe farmaceutike gjatë viteve 1836-1856, të cilin profesion e kryente Haxhi Durmishi. Ndër barnatoret e para profesionale në Kosovë funksiononte barnatorja në vitin 1885 në Prishtinë dhe në Prizren.

-Të nërsyerit ndaj popullit tonë nuk mund ta mohojnë sa kulturën e hershme mjekësore që u zhvilluar në trojet tona shekullore...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat