Erdhi momenti

Kultura

Erdhi momenti

Nga: Musa Ahmetaj Më: 21 qershor 2022 Në ora: 21:51
Musa Ahmetaj

Kuku për neve erdhi momenti
Tash e tutje të paguhet korenti
Mjaft kemi harxhuar pa karar
Kemi ngrohë derra dhe gomarë

Drita ditën- natën deri te ura
Deri tash kaluam pa fatura
Nuk e ditëm për bllok tarifa dot
Tjetër klimë ka filluar qysh sot

Do ta provojmë në ditën e parë
Me një dritë dhe pa llampadarë
Kuku për mua, këtë nuk e prita
Edhe ne të paguajmë për drita

Kështu po deklarohet z. Pera
Si ta pranoj inkasantin te dera
Pas shumë viteve me dhënë pare
Këtë në jetë nuk e kam besuar fare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat