Mjaft se u ba bozë

Kultura

Mjaft se u ba bozë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 22 qershor 2022 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Ky parlamenti i sotëm
Si dikur ne në mëhallë
Çdo ditë luanin guxha
Në fund u bënin përrallë

E kur uleshin te mrizi
Debatohej me nervozë
Na ishte edhe një slogan
“Mjaft ma se u ba bozë”

Kurrë nuk dinim këtë
Dhe nuk i binim në fije
Askush nga ne nuk e dinte
Boza vërtet a kishte shije

Nga tërë mëhalla e jonë
Edhe nga një mëhallë tjetër
Thoshin slogan i trashëguar
Nga një gjeneratë më e vjetër

Tani, fati më i mirë për neve
Deputetët i kemi nga qyteti
Të deklarohen pak për bozën
Për shijen e saj, secili për veti

22.06.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat