Zemërgjerësia

Kultura

Zemërgjerësia

Nga: Atdhe Geci Më: 22 qershor 2022 Në ora: 22:59
Atdhe Geci

Këtë mbrëmje me ty do ta shkruaj në
kujtesën time, si një natë të veçantë
si një natë pranvere me stuhi dhe si
një dritë vetimash të pashprehshme

Midis dy zambakëve të kopshtit tim
nata kishte zbritur me yje hënat e saj
hijeve të natës u pëlqejnë puthjet në
natë, hënat jo rrallë shkruajnë poezi

Një ëndërr e trishtë ka hyrë në mua
dhe bredh flakëve të gjumit të natës
pa i thënë s´e jam i dashuruar, por,
zemra disa vendime  i  merr  vetëm!

Më quaj udhëtar i dehur udhëtimesh
ëndërrimtar prehjesh  që  muzat ma
dhanë, ti çast i nderuar i këtij takimi
s´ di pse aq përvlueshëm më trazon.

Me çaste poeti është një i zemëruar
ëndja e do që t´i thyej xhamat e një
nate, poeti është adhurues zemrash
me vargje  ai  i  hap flatrat e këngës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat