Problemet themelore të regjisë nga Dr. Hugo Klajni

Kultura

Problemet themelore të regjisë nga Dr. Hugo Klajni

Nga: Problemet themelore Më: 23 qershor 2022 Në ora: 17:41
Problemet themelore të regjisë nga Dr. Hugo Klajni

Për rreth dhjetë vjet, në cilësinë e docentit (profesorit asistent) ju ligjërova studentëve të vitit të tretë dhe të katërt lëndët Bazat e regjisë dhe Puna me aktor dhe isha në kërkim të literaturës bazike. Kolegët shfrytëzonin / përdornin inovacione të ndryshme, disa i krijuan teoritë dhe metodat e tyre, shumë shpejt u bënë me doktoratura dhe libra, madje edhe libra shkollorë. Unë u përqendrova tek Stanislavski, Li Strasbergu, Ute Hageni, Mihail Çehovi dhe Sanford Majsneri. Sidoqoftë, në mënyrë që t'i ngazëlleja studentët rreth asaj se ç'është regjia më e dobishmja për mua ishte libri i vjetër Problemet themelore të regjisë nga Dr. Hugo Klajni (të cilin në gjuhën shqipe e shqipëroi dhe e adaptoi Prof. Ma. Selam Taraku,) nga i cili kemi mësuar gjenerata ime dhe unë. Shumëkush prej tyre ma morën për të madhe, se jam konservator, se ka literaturë shumë më të re, se shembujt në libër janë të vjetërsuar, se e tërë kjo ishte e tejkaluar, se nuk po i ndjek rrjedhat, kështu që një vit që në fillim e eliminova Klajnin nga programi duke e bërë një gabim të madh. Rezultatet ishin shumë të këqija sesa në klasat e mëparshme. Nuk shkonte! As gjysma e klasës pas 4 muajve të punës sonë nuk mundi me mirëkuptimin tim, madje as për së afërmi e as në mënyrë përshkruese, që ta definoj kuptimin e termit, metodën dhe fazat e procedurës regjisoriale.

Fëmijët e sotëm shumë pak dinë për psikologjinë, për njeriun në përgjithësi, kanë njohuri të kufizuara dhe dëshirojnë rezultat të shpejtë, e kjo me aktrim dhe regji nuk shkon assesi. Kemi të bëjmë me lëmi tepër të thella dhe komplekse. Hyrja në nocion duhet të jetë konkrete, metodike dhe e thjeshtë, e këtë pikërisht e mundësonte libri i Klajnit. Ai është psikiatër, student i Sigmund Frojdit, gjersa regjia dhe psikoanaliza janë fenomene sinkrone dhe komplementare, ato e kanë origjinën nga e njëjta matricë kulturore, në të njëjtën kohë kanë edhe shumëçka të përbashkët. Klajni është një pedagog i shkëlqyeshëm i cili posedon njohuri dhe përvoja të mëdha në këto tri fusha dhe kjo është arsyeja pse ai është i qartë dhe i thjeshtë.

Për të verifikuar dhe korrigjuar përvojën time të keqe në semestrin e dytë, unë i ndava studentët e mi në dy grupe, njërit grup ju dhashë Klajnin, gjersa grupit tjetër ju dhashë një libër të mirë më moderne, por shumë më pak konkrete dhe praktike… Pas një muaji pune të ndarë në grupe, grupi i parë më dha teorikisht edhe me rezultate përgjigje të kënaqshme dhe kishte rezultate shumë më të mira sesa grupi tjetër.

Studentët shumë më mirë e kuptuan materien, shumë më lehtë dhe më thellë u futën në të gjersa rezultatet praktike në ushtrime i arrinin në saje të një kuptimi më të plotë. Libri i Klajnit është një libër bazik për këtë fushë, si për regjisorët ashtu edhe për aktorë, i përqendruar në esencën e konceptit të cilin e ekspozon lehtësisht dhe në mënyrë metodike. Materien e zbërthen në mënyrë funksionale, na zgjon imagjinatën lehtë dhe përgjithmonë mbahet në mend. Ai flet njësoj edhe për teknikën edhe për esencën e metodës së regjisë, por me një gjuhë të rëndomtë, për të gjithë të kuptueshme.

 Është e përshtatshme edhe për profesionistë, por edhe për lexuesin e gjerë. I përpunon të gjitha fazat e rrjedhës së regjisë duke dhënë gradualisht një pasqyrë në tërësi… që nga leximi i parë i tekstit, gjer te prova gjenerale dhe premiera... Është e dobishme edhe për aktorë edhe regjisorë të teatrit dhe filmit edhe pse flet vetëm për regjinë skenike. Libri paraqet plotësisht esencën e kësaj aftësie fisnike duke hequr shumë dilema themelore posaçërisht fillestarëve. Vërejtja se shembujt dramatik janë anakronik është sipërfaqësor, kemi të bëjmë me tekste klasike dramatike të zgjedhura në mënyrë ideale për eksplikacion të koncepteve dhe proceseve të caktuara individuale, vende të përgjithshme të cilat do të duhej t'i njeh secili me sado pakëz arsimim. Është e vërtetë se ato mund të zëvendësohen me shembuj të literaturës së fundit dramatike perëndimore, me O' Nilin, Miraboamin, Vedekindin ose Dario Fon për shembull, por çdo pedagog përmes ushtrimeve edhe ashtu duhet ta bëjë këtë.

Për këto arsye të cekura, unë e vlerësoi me respekt këtë libër edhe është punë e madhe e Prof. Ma. Selami Tarakut që libri tani më është në gjuhën shqipe, një nga librat shkollorë themelor në punën pedagogjike në studimet e arteve dramatike.

Libri ka 268 faqe dhe është botuar nga Shtëpia Botuese Fad, Prishtinë, 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat