Propozim

Kultura

Propozim

Nga: Musa Ahmetaj Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:42
Musa Ahmetaj

Në mbledhjen e parë
E kam një propozim
Bile edhe të shkojmë
Menjëherë në votim

Vlenë edhe për juve
Është aktual propozimi
Për secilin parlamentar
Të aplikohet sigurimi.

Sigurimet për në shtëpi
Të mos na shkilet bari
Të na shëtisin të lira gratë
Me qafore dhe me ari.

Me këtë ligj të ri mendoj
Hajnave do u japim hakun
Duhet pasur mendjen
Në kunatë dhe baxhanakun.

Prandaj koleg të nderuar
Nuk po mendoj veç për vete
Një ligj i tillë ekziston
Edhe nëpër shumë shtete.

Me zemër ju kisha lutur
Juve në sallë, gra e burra
Ligjet e të tilla të kalohen
Madje edhe pa procedura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat