Satelitët në hava!?

Kultura

Satelitët në hava!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 30 qershor 2022 Në ora: 07:35
Fatmir Lohja

Vjet , përpara Krishlindjeve, vetë Sulltanpiktori e gëzoi populli shqiptar, se në muajin mars do të ngrihen dy satëlite në hava. Pensionistët ende nuk u kuptojnë , pse dy satelitë menjëherë. Nuk dolën në protesetë. Mos pelqimin e dhanë me zë pensionistësh, në kafenetë e lagjeve.

IKu marsi, erdhi prilli,iku maji , erdhi qershori kur Sulltanpiktori doli të gezojë popullin shqiptar, natyrisht me temën e “bukur” satelitore. Ai qe nuk mbajti fjalën u sikteros nga puna, edhe nga rilindja. Ai që vjen pastij brënda vitit 2022 do të ngrejë satelitët në hava.

Me këtë lajm përsëri pensionistët nuk u gëzuan. U ngriten çmimet, inflacioni,për pensionet e tyre minimale nuk u ra ndermend të ngrihen. Satelitët në hava, e tregon qartë se rilindasve nuk shqetesohen për pensionistët, se duhen para shumë për të ngritur në hava satelitët.Ku t’i gjejë i mjeri shtet paratë?

Skenderbeu ynë e ka mbajtur fjalën gjithmonë, - e vulosi një pensionist socialist, i konvertuar në rilindas për hatër të fëmijëve, nipërve, mbesave.

Si e mbajti fjalën për portin e jahtave në Spille, hekurudhën elektike Durrës- Tiranë, aeroportin e Sarandës ,Teatrin Kombetar,…..,të cilët i pamë në 3Hd në stacionet e shumtë televiziv , - u quku memorjen një pënsionist njëzetekatër karatesh demokrat.

Me falni. Kam vite që kam dalë në pension. Tërë jetën punova agronom . “Inspektimi I bujqesisë do të bëhet vetem nga qielli!” Këtë shprehje nuk e kuptoj ?- kërkoi ndihmë xha Bato me shumë emocione.

Satelitët do të kontrollojnë nëse traktorët punojnë në ara. Mbi bazën e këtij informacioni do të rimbursohet nafta,- shpjegoi socialisti i konvertuar në rilindas.

A janë njerëz ata qe do të veshtojnë filmimet satelitore?- pyet xha Bato me shpoti.

Po.

Nuk e kuptoj pse kjo qeveri u beson më shumë atyre që rrinë në krrike, se atyre që e shohin realitetin direkt.Te dy palët nënat shqiptare i kanë lindur, i kanë ushquer me qumështin e tyre. Duke u takuar me fermerët specialitët e bujqësisë u japin edhe ndonjë këshillë të vleshme për të rritur prodhimin bujqesor,- dhe xha Bato ndezi cigaren, në pritje të përgjigjes, që nuk i erdhi.

Si thoni ju rilindasit, satelitët me shumë u nevoitkan për blegtorinë,- u fut demokrati pas një heshtje të besdishme.

Pse po e devijon qëllimin e satelitëve?

Kryeministri me ishzëvendeskryeministrin e tij po zihen se ku janë zhdukur lopët, delet, dhitë. Njeri thotë se i hengri ujku, tjetri I zhduku kasapi, ministria e gjen gabimin se parardhësit i kanë shtuar numrat e bagëtive me qëllim perfitimi , - dhe qeshte me zë të lartë demokrati njëzetekatër karatësh.

Ju demokratët tërë jetën më dhëmbë jashtë mbetët. Si nuk u bëtë një herë seriozë, për të menduar për mëmëdhenë? - dhe rilindasi I merzitur u largua pa i përshendetur bashëmoshatarët.

Me largimin e tij edhe ndenja u prish, pa u sqaruar nëse duhen apo nuk duhen satelitët në hava?

Fatmir Lohja

Tiranë, më 30.06.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat