Ik e ktheu

Kultura

Ik e ktheu

Nga: Dedë Preqi Më: 30 qershor 2022 Në ora: 08:42
Dedë Preqi

Thua se këtu ndeshën erërat tinzare

Veriu në vorbull gjethët e zymta i tund,

Pulëbardhave shiu rrobët ua zdesh

Zogjtë ç’thuren duke marshuar pa fund…

Të dua, madje edhe mes këtyre gjërave të akullta

Monotonia ime kacafytet me gjethet e metalta,

E shoh të harruar vetën mes ëndërrave duke ikur

Duke lozur me diellin si me ndonjë top të prushitur.

Trajtat e ndyera gjithnjë janë të pa pëlqyera

Lojrat e vrazhda i godasin shputat nën lëkurë,

Sa largë je larguar sa largë, sikur do harrohem

Zogjtë fluturojnë me zemër vatre e dhembje largohen.

Kush është fajtore e bezdisshme e kësaj loje

Kafshatën në sqep t’a merr urithi si prej goje,

Dokrrat e lutjeve të vjetra nëpër buzë i i rrëfen

Ik e kthehu, po gëzohet dheu i atit se ti po vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat