Atyre

Kultura

Atyre

Nga: Xhelal Hoxha Më: 1 korrik 2022 Në ora: 08:42
Xhelal Hoxha

“Kështu janë të gjithë e njësoj, shpirtrat e trazuar”

Atyre të cilët nuk rrinë duar kryq, dhe pa reaguar

Ata pa  lexim, dashuri, reagim për njohuri e drejtësi …

Rrezikojnë e flijohen, dhe nuk bëjnë tradhti.

Ku digjen e shkrihen njëjtë , sikurse gazi dhe si një qiri;

për njeriun që është e mbetet, çdo herë  njeri!

Duke ia bashkangjitur atyre, me një sinqeritet të vërtetë

 Në një prani me miq, me cigaret e alkoolin për të pirë;

“Tymi  i tyre i pa shprishur, si  bloza e oxhakut që nuk tretë;

zemër e mushkëri, ka për ti nxirë”!


Në punët e tyre jetike, dhe me një rëndësi  të madhe,

nuk kanë shanse pa reaguar dhe pa u rebeluar...

Kudo e kurdo në shtëpi, institucione,shkolla e shoqëri,

për jetën që kanë jetuar …njësoj kanë për ta përfunduar…

 

Prandaj, të sinqertë janë Ata, dhe  kështu do të mbesin

gjithmonë  njëjtë shpirtra të trazuar e të rebeluar;

për komb e shtet, me shpirt të pastër, Ata do të vdesin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat