Ditëlindja e Amerikës!

Kultura

Ditëlindja e Amerikës!

Nga: Sami Arifi Më: 4 korrik 2022 Në ora: 11:45
Sami Arifi

Në ditën e sotme 4 korrik,

festë ka shteti i ynë mik!

I jep Botës gëzim dhe shpresë,

demokracinë s’lejon të vdes...

 

Me veprimin e madhështinë,

mbjellë te popujt guxim për lirinë!

Ndër popujt shemb tiraninë,

u hapë rrugë për pavarësinë...

 

N’ditë vështira kur u derdh gjak,

Amerika bëri hap!

E nxiti Botën mbarë,

gjakatarin për ta ndalë...

 

Populli ynë dje sot e n’çdo mot,

ka mikun e madh që i del zot!

Për ne rrita e popullit shqipës,

është Ditëlindja e Amerikës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat