Jusuf Buxhovi nderohet me titullin ‘’Guximi intelektual’’ për vitin 2021

Kultura

Jusuf Buxhovi nderohet me titullin ‘’Guximi intelektual’’ për vitin 2021

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë ka nderuar historianin Jusuf Buxhovi me titullin ‘’Guximi intelektual‘’ për vitin 2021, shkruan KultPlus.com

Lajmin e ka bërë të ditur prof. dr. Ruzhdi Sefa, kryetar i SH.I. ‘’Jakova’’. 

“Në ditën e lindjes së një kombi të madh dhe aleatit të popullit tonë për 246-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, po shpallim fituesin.

‘’Guximi intelektual’’ për vitin 2021, Jusuf Buxhovi, intelektuali i cili prej kohësh manifeston guxim të madh në historiografi, në letërsi si dhe në politikë”, ka shkruar Sefa.

Komisioni përzgjedhës arsyeton vendimin me këtë fragment: Intelektuali Jusuf Buxhovi, prej kohësh manifeston guxim të madh në shkencë (historiografi), në letërsi – me romanet e tij që me përkthime në disa gjuhë kanë arritur edhe përmasat e afirmimit ndërkombëtar, si dhe në politikë – me qëndrimin kritik ndaj dukurive që pushteti të shfrytëzohet për përfitime private dhe jo për trajtimin e shtetit si një institucion që u shërben interesave madhore të qytetarëve dhe kauzave të lirisë dhe të demokracisë…””. / KultPlus.com

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat