Shaban Tenezhdolli-figurë prej atdhetari të denjë

Kultura

Shaban Tenezhdolli-figurë prej atdhetari të denjë

Nga: Zymer Mehani Më: 6 korrik 2022 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Më 4 korrik 2022, në KL "LESNA" në Besianë u përurua monografia "Shaban Tenezhdolli" e autorit Prof. dr. Sadri Rexhepi.


Për librin referuan Dr. Mirlind Mirdita (veprimtar nga diaspora), publicisti Zymer Mehani dhe autori Prof. dr. Sadri Rexhepi.


Protagonisti i librit në fjalë, Shaban Tenezhdolli, një atdhetar dhe arsimdashës, në shtator të vitit 1941 e hap shkollën shqipe në Besi. Siç tha në fjalën e tij Dr. M. Mirdita, Shabani, me ardhen e gjermanëve në Besi u zgjodh kryetar. Meqë viti 1941 e 1942 ishin vite të vlimeve dhe të lëvizjeve të ndryshme, dikush nga Barileva do ta vrasë një ushtar gjerman, me ç'rast komanda gjermane kërkon të tubohen 101 shqiptarë për t' i pushkatuar. Në atë ditë kritike Shabani nuk qëllon aty, por kur kthehet informohet se bashkëpunëtorët e tij e kishin përgatitur një listë prej 101 vetave, sipas kërkesës së gjermanëve, të cilën me ta parë, ai e fut në zjarr.


Të nesërmen, kurr arrijnë gjermanët, Shabani u thotë se udhtarin e tyre nuk e kanë vrarë atdhetarët as fshatarët shqiptarë, por atë akt kanë mundur ta bëjnë vetëm komunistët... Ushtarët gjernanë ia lidhin duart me tel dhe e dërgojnë në burgun e Mitrovicës. Gjithnjë sipas monografisë në fjalë, të cilës i referohet Dr. Mirlind Mirdita, vëllai i Shabanit, Ajeti shkon dhe e merr atdhetarin Jahja Fusha, me të cilin vazhdojnë rrugën për në Mitrovicë, për t'u takuar me Xhafer Devën, me ndërmjetësimin e të cilit Shabani lirohet.


Prof. dr. Sadri Rexhepi, autori i shumë libeave dhe i monografisë në fjalë, veç tjerash do t'i përmend ca dromca të kohës që përkon me veprimtarinë e atdhetarit Shaban Tenezhdolli.


Më 1943, thotë Dr. Rexhepi, i zënë disa korierë të F. Hoxhës, të cilët polica don t'i vrasë, por me ndërhyrjen e Shabanit  ata shpëtojnë nga likuidimi, me ç'rast i fusin në një bodrum, për t'i liruar me rënien e muzgut.


Shaban Tenezhdolli, thotë publicisti Z. Mehani, do ta lërë postin e kryetarit më 1945, me ç'rast në odën e tij pi në atë vit do të qëndrojë tribuni kombëtar, Shaban Palluzha, të cilin e këshillon që në takimin e Podujevës të marrë vendim të mençur për t'u kthyer në Drenicë, me ç'rast i bashkangjitet brigadës së tij nëradhët e së cilës lufton gjer në thyerjen e saj.


Prof. dr. Sadri Rexhepi e përshkruan detajisht në libër se gjatë kohës sa i bashkangjitet brigadës së Shaban Palluzhës, atdhetari Shaban Tenezhdolli ka fjetur në një dhomë me patriotin Ahmet Konushefcin, që ka ndërruar jetë më 2018.


Atdhetari Shaban Tenezhdolli do të përballet edhe me gjyqin e kohës, kur vepronte për çështjen kombëtare bashkë me shumë patriotë, si me Hamit Pakashticën, Muharrem Hoxën etj. Por atdhetari Selim Obrança i pat falë të gjithë. Shaban Tenezhdolli bie në burg për veprimtari kombëtare, me ç'rast një herë lirohet me intervenimin e Fadil Hoxhës.


UDB-ja famëkeqe do ta ndjekë këmba-këmbës, gjersa në një moment e pushkatojnë dhe trupin e tij e hedhin para dyerve të shtëpisë së të ndjerit, në Tenezhdoll, duke i urdhruar familjarët qëvta varrosnin sa më parë "armikun e dërzhavës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat