Të puth, flamur

Kultura

Të puth, flamur

Nga: Zymer Mehani Më: 7 korrik 2022 Në ora: 08:48
Zymer Mehani

Të puth, Flamur,
I lyer me gjak
N' furtuna e rrebeshe
Prore je përflakë

Bij dhe bija nënash
Në ty u betuan
Sa e sa dëshmorë
Me ty u mbuluan

Prore nëpër breza
Do t'lartësohesh n' qiell
Çmimi yt është gjaku
Pasha dritë e diell

Flamur, të puth dua
E të mbaj në duar
Të nderon poeti
Me zemër t'flakëruar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat