Lamtumirë, “Titanik”!

Kultura

Lamtumirë, “Titanik”!

Nga: Bajram Sefaj Më: 23 korrik 2022 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Me jehonë e pompë të paparë, gjithandej në Francë, shënohet përvjetori i tragjedisë Titanic. Në Belfast është hapur Muze përkujtimor kushtuar kësaj anije legjendare.

-------------------------------

Paris. - Kanë kaluar njëqind vjet nga tragjedia Titanik. Këtij përvjetori, pamëdyshje, kujdes dhe vëmendje të veçantë i kushtoi mbarë opinioni botëror. Për lexuesit e gazetës sonë sjellim një pjesë të asaj çfarë mjetet e informacionit publik francez i kushtuan kësaj ngjarjeje të madhe dhe spektakulare, njësoj.

Njëmend, ad literam, në tëra mjetet e informimit masiv, me televizion, me radio, me gazeta qendrore e lokale, me revista javore e mujore, me botime speciale, me libra përkujtimorë letrar, me monografi dokumentare e, me çka jo tjetër, më një fjalë, në tërë hapësirën ( e gjerë e të gjatë!), të fushës informative (masive) franceze, këtyre ditëve, ishte e pranishme anija zëmadhe “Titanik”. Ishte përvjetori jubilar i tragjedisë me të madhe detare në shekullin e kaluar, saktësisht në fillimin e tij, në vitin 1914. Shënohej, pra, me jehonë e glamur, përvjetori i katastrofës më të madhe dhe më spektakulare që ka ngjarë ndonjëherë në udhët, e shkurtra apo të gjata, detare. Me fundosjen e anijes më të madhe dhe më solemne të udhëtarëve të konstruktuar deri me tash (punimet ndërtuese u kryen më 31 maj 1911), , kur të gjithë mendonin se është e pafundosshme. në udhëtimin e saj të parë dhe të fundit, rreth orës 2 e 20 minuta të mëngjesit, të ditës se 14-të të muajt prill të vitit 1912, nuk përfundoi çdo gjë, sikundër mund të supozohej.

Jo, përkundrazi. Me prekjen e shtratit të Atlantikut, në thellësi prej 3.821 metrash, fama e kësaj anije, kur me përcjellje aq solemne u nis nga porti Soutmpthon i Irandës Veriore me iteriner rruge për të arritur pas katër ditësh udhëtimi në Nju Jork, jo vetëm që nuk u shua por u rritë vazhdimisht e, vazhdon të rritët edhe pas 100 vjetësh. Këto ditë, ajo dhe ngjarjet rrotull saj, jo vetëm në Francë e, veçmas në Irlandë, vendlindjen e saj, ishin numër një në tërë top listat masmediave botërore.

Në çastin kur anija famëmadhe Titanik, “me kind”, (sikur do të thoshte poeti ynë i madh Azem Shkreli), preku akullnajën bjeshkë në oqean, askush, as konstruktorët e saj, askush, nuk e besuan se udhëtimi e pat, se përfundoi aty, në ujërat e turbullta dhe të ftohta të Atlantikut të veriut, duke humbur jetën 1.517 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur ishin 900 veta! Duhet përkujtuar edhe njëherë lexuesit se, në mesin udhëtarëve që humbën jetën në këtë tragjedi, nuk është asnjë femër. Sikurse dëshmojnë dhe rrëfejnë dokumentet e gjallë. Është e vërtetë autentike historike.

Elem, gjatë këtyre ditëve (e netëve), sikurse konstatova në kryeradhët e këtij shkrimi të shkurtër përmbyllës, sa i takon gazetës sonë (nga se, në fakt, as që mund të pretendohet të thuhet diçka e re dhe panjohur!), po them se, praktikisht nuk kishe ku të ikje nga breshëri informatash e skenash ndër më të ndryshmet kushtuar kësaj ngjarje mediatike spektaktolare. Printe, në këtë “front” të gjerë, kush tjetër pos televizionit shtetëror francez, sidomos kanali i dytë i tij, kur pos storjeve të emetuara në emisionet e përditshme informativeve, emetimit të filmave dokumentarë, ndjekur me debate e tjera, në programet e veta, kishte radhitë dokumentarin e gjatë me titull “Tetanik: Historia e vërtetë, të autorit Richard Dale. Filmi ishte bashkëprodhim i Francës dhe Britanisë se Madhe, në të cilin, në mënyrë më të mirë, me gjuhën më të pastër filmike, shpaloste, deri ne imtësi ngjarja e kobshme e tragjike, nga e cila shpëtuan vetëm 507 udhëtarë, aq sa mund të vendosin në 20 varkat më të cilat dispononte Titaniku. Po atë natë, po në valët e atij kanali televiziv, (më 10 prill, në orët e vona të natës) u emetuar një tjetër film dokumentar, por tash nuk ishte fjala për Titanikun, por që, aq mirë lidhej e mbështillej me të. Vetë regjisori i filmit artistik Titanik, i veshur me shumë shpërblime Oskar, James Cameron, kishte zgjedhur, kësaj radhe, të tjerrke një kallëzim dokumentar filmik,mbi anijen luftarake “Bismark” dhe historinë e saj të hidhur.

Si qershiza mbi tortë (sikurse thonë francezët), erdhi pastaj, mbrëmja e 15-të të këtij muaji, kur po ashtu në kanalin televiziv France 2, u shfaq filmi artistik amerikan Titanik (1997, 190 minuta), i regjisorit J. Cameron. Pasi shikohet dokumentari i Richard Dale, mësohet shumë mirë se regjisor i filmit artistike mbi katastrofën Titanik, aq afër i ka qëndruar kur, aq besnikërisht kishte ndjekur “rrugën jetësore” të anijes fatkeqe, pa i ikur asnjë detaji, sa do vocërr, nga e ashtu quajtura e vërtetë historike, sa s’ka si bëhet më. Midis 190 minutash, sa zgjatë ky film, peshën e buxhetit të të cilit nuk do ta barte as vetë Titaniku (sic!), fshihej, megjithatë, një skenë antologjike, primordiale (mos të shqiptoj ndonjë fjalë të madhe!). Cila është ajo skenë, nuk kallëzoj. E ruaj si gjetje time intimë, prandaj e ruaj me xhelozi, derisa të marr vesh se këtë skenë e kanë gjetur e përfolur shumë të tjerë para meje!

Fill pas kësaj skene të madhe, filmi lirisht mund të përfundojë, mund të soset, të thotë, s’ka më!

Me rastin e këtij jubileu të madh, në Belfast (Irlandë e Veriut), më 31 mars (ky vit), u inaugurua Muzeu përkujtimor, me eksponate dhe gjetje nga trezori i shpëtuar i Titanikut. Tash njëqind vjet m vonë, për ndër të gjigantit detar sikurse ishte Titaniku i historisë, gjurmëve të tij, më 1.300 udhëtarë në bord, një anije për aq më e vogël, emër tjetër, Balmoral, “rrëshiqi” mbi valët e Atlantiku, gjithnjë gjurmëve dhe shtigjeve të Titanikut dhe, e patrazuar, më 19 të këtij muaji, shëndosh e mirë, arriti në Nju Jork.

Me këtë iu tha lamtumira Titanikut dhe mistereve rreth tij. Tash në skenë është Balmoral-i, një histori e re, gjithnjë duke uruar që të këtë fat më të mirë se Titanicu.

----------------

Anija legjendare “Titanic” e fundosur, por jo edhe e harruar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat