Ku ta gjej...

Kultura

Ku ta gjej...

Nga: Dibran Demaku Më: 28 korrik 2022 Në ora: 22:02
Dibran Demaku

Ku ta gjej një fjalë të të therr në zemër
ku ta gjej një ëndërr të të flejë në emër
ku ta gjej një shpresë ku ta gjej një muzë
diku në një adresë të të puth mbi buzë

ku ta gjej një shpresë ku ta gjej një muzë
diku në një adresë të të puth mbi buzë
ku ta gjej një ëndërr të të flejë në emër
ku ta gjej një fjalë të të therr në zemër

ku ta gjej një shpresë ku ta gjej një muzë
ku ta gjej një ëndërr të të flejë në emër
ku ta gjej një fjalë të të therr në zemër
diku në një adresë të të puth mbi buzë...

Dasme

dhe bie ngadale mbremje e qete verore
nen ritmin e daulleve tunden dhe malet
nusja dhe dhendrri te zene dore per dore
ne zemrat e dasmoreve trokasin vallet...

Me poetin

pasmbrëmja na iku në bisedë me poetin
trup e tërthor u ramë kujtimeve rinore
pastaj folëm edhe për një kohë të pakohë
kur na emërtuan si armiq të socializmit
na lanë edhe papunë dhe për ca muaj
na kishte përpirë errësira
dhe krejt në fund u kujtuam për krijimtarinë
i ramë trup e tërthorë poezisë,prozës
nën ca drita të mekura të lokalit-kështjellë
ca cingrime telefoni na kujtuan se kishte
kaluar mesnata dhe duhej të shkonim në
shtëpi ku tashmë tisi i hollë e dritave
mëngjesore po hapte ditën e re…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat