Nuk je dot në teatër

Kultura

Nuk je dot në teatër

Nga: Musa Ahmetaj Më: 7 gusht 2022 Në ora: 15:44
Musa Ahmetaj

Shumë i nderuar hoxhë
Tensioni më shkon në rritje
Kam nevojë për ndihmë
Ju parashtroj një pyetje

Isha deputete i një partie
Deri para një nate
Por partinë e ndërrova
A kam hy në mëkate

Patjetër në paralament
E ndërroj edhe karrigën
Mos kam pasur votat haram
Tani e kam edhe frigën

Të pyes hoxhë i nderuar
Me zemër e më mall
Pagën që do marrë tutje
A do e kam hallall

Ti moj krijesë e Zotit
Pak me pas qenë stabile
Sot nuk do ishe deputete
Pa luajtur lojën me hile

Tani je parlamentare
Nuk je dot në teatër
Këshilla ime e fundit
Ta vizitoni një psikiatër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat