France-Soir (1949) / “Një plebishit duhet të vendosë për fatin e Shqipërisë...”— deklarata e Mbretit Zog në Kajro

Kultura

France-Soir (1949) / “Një plebishit duhet të vendosë për fatin e Shqipërisë...”— deklarata e Mbretit Zog në Kajro

Nga: Aurenc Bebja Më: 8 gusht 2022 Në ora: 09:04
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

“France-soir” ka botuar, të enjten e 1 shtatorit 1949, në faqen n°5, deklaratën e mbretit Zog në Kajro në lidhje asokohe me të ardhmen e Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Një plebishit duhet të vendosë për fatin e Shqipërisë...” thotë ish-Mbreti Zog 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Kajro, 31 gusht (A.F.P.). — Në deklaratën për shtyp të publikuar sot në Kajro nga “Legata Mbretërore e Shqipërisë”, ish-Mbreti Zog deklaron në veçanti : 

“Pas kaq shumë sakrificash të përgjakshme dhe përpjekjesh të mjerueshme vëllavrasëse që na janë imponuar në dhjetë vitet e fundit të historisë sonë, detyra e çdo shqiptari është t'i shërbejë me besnikëri çështjes së atdheut dhe të ketë besim në të ardhmen e tij.

 Ditën kur kjo do të jetë e mundur, mbreti do të kërkojë që të organizohet në atdhe një plebishit legal dhe i paanshëm nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara dhe qeveria kombëtare që do të formohet më pas do të arrijë vëllazërimin dhe garantimin e lirisë.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat