Festivali Sunny Hill dhe Policia e Kosovës

Kultura

Festivali Sunny Hill dhe Policia e Kosovës

Nga: Afrim Veseli Më: 9 gusht 2022 Në ora: 12:22
Pamje nga Sunny Hill 2022

Në Prishtinë u mbajt një prej ngjarjeve më të mëdha kultorore, Festivali Sunny Hill. Kishte aq shumë mysafirë edhe nga shtetet tjera.

Këto ditë u thanë shumë fjalë për këtë Festival, që vërtet pos që ishte ngjarje kultorore me përmasa të tilla, që Kosova jonë, u përmend edhe nga shumë agjenci prestigjioze të lajmeve, por për të mirë. Pra Kosova hyri këto ditë në hartën e shteteve që kultivojnë kulturën tepër mirë.

Ndihem i lumtur, ani pse unë nuk isha pjesëmarrës, por ishte djali im Malsori.

Në një pronocim për media e kam dëgjuar organizatotin zot. Dugagjin Lipën që deklaron që dikund 25.000 bileta janë shitur. Mrekulli. Informata të tilla merrja gjdo ditë, të nesërmën edhe nga Mali im, ai më tregonte se kishte shumë njerëz, pra edhe nga shtetet e tjera.

Por si prindë e ndoshta edhe profesioni im, e gjdo ditë e pyesja për sigurinë. Me besoni që me aq admirim ishte fliste atë që shihte për policët tanë se si kujdesishin për sigurin e tyre. Policia jonë ishte aq e përgatitur dhe në mbi çdo nivel detyre, duke filluar nga rregullimi i komunikacionit e deri te siguria brenda festivalit. Mali fliste me aq dashuri për ta. Thjeshtë kur ai i fliste këto fjalë, unë ndihesha krenar, dhe i thosha se ata janë ëngjëjt mbrojtës të sigurisë së Kosovës, ata janë më të mirët në regjion.

Mbrëmë në shtëpinë time, kisha tetë shtetas italianë, të gjithë të rinj dhe shumë të shkolluar, ata vinin nga regjioni i Romës - Italia. Tërë kohën kemi biseduar për festivalin dhe popullin e Kosovës. Me një fjalë ata ishin të fascionuar me çdo gjë qka kishin parë këto ditë, por edhe për sigurinë që Policia e Kosovës e kishte realizuar.

E disa nga ata më thanë: Ne kemi marrë pjesë në shumë festivale në Itali dhe në Evropë, por asnjëherë s'jemi ndier më të sigurt dhe trajtim sikur të ishim të vendit.

Festivali përfundoi dhe nuk dëgjova nga askush asnjë fjalë të vetme për Policinë e Kosovës t'i falenderojë publikisht për sigurinë që ata ua ofruan pjesëmarrëve, sigurinë që ua ofruan mbi 25 000 pjesëmarrësve, për sigurinë që ata ia ofruan imazhit të këtij Festivali Ndërkombëtar. Por edhe Kompania e Kontraktuar nga organizatori Besa Secyriti.

Të ndihemi krenarë i gjithë shteti për Policinë e Kosovës sonë.

Të Faleminderit Policia e shtetit tim, mburremi me Ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat