Ndoshta nesër do të lind dielli

Kultura

Ndoshta nesër do të lind dielli

Nga: Fatmir Çitaku Më: 11 gusht 2022 Në ora: 22:29
Fatmir Çitaku

Mbi qatin mbuluar me barë

Ku as rrezet së depërtojnë

Nën e Babë në skaje dhome

Të vetmuar një skaje qendrojn

 

Nën mjerimin e pleqërisë

Mbetur shkretë larg nga fëmija

sytë  me rrudha mbushur  lot

Që rënkojn nga pleqërija

 

Ndoshta nesër dot lind djelli

Pëshpërit e mjera Nën

Nëse zoti më jep jetë 

Djalit eja kom me i thanë.

 

Eh gurbet e ti dalësh fare

Qysh fëmijët na i ke marë

Si e presim nesër diten

Rënkon Nëna e mbetu gjallë

 

Vajton Nëna ditët e vështira

Plaku rrinë në mendime

E që kohë thotë na ka ardhur

Ku po tretet dhembja ime

 

Eh gurbetit ty të raft mortja

Të na kthehen fëmijët tan

Ndoshta nesër dot del djelli

Këtë kafshët buke bashkë me  ngrënë .

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat