Përballë liqenit

Kultura

Përballë liqenit

Nga: Përparim Hysi Më: 14 gusht 2022 Në ora: 11:29
Përparim Hysi

Shoh liqenin:ngashërehet, ndër kallama klith një krillë
Përparimi po dëfrehet,verë rubini duke pirë!
Gotat një nga një i kthej,për meze kam koran
Ndërsa sytë ia mbërthej një mikeje që kam pranë

E kam pranë,pra përballë dhe mysafire unë e ftoj
Ajo vjen me ngadalë(fati i madh:që pranoi)
Verën e dërgoi në bark,por ajo më shkon në kokë

E "nxit" miken pak nga pak,dhe me të dehemi tok

 

Hajde,- unë i them asaj,- dhe në prehërin tim m'u ul
Në s'pranon, e ke kollaj: se me forcë nuk këmbëngul.
Pse çuditi?Kam lajthitur:unë tani jam sarhosh
Sa shoh miken syndritur, zë e hiqem"bukurosh"?!!!

Bukurosh më bëri pija, se jam dehur e bërë xurxull
Dhe më duket tani mikja,nga gjithë femrat më e bukur
I them mikes që kam pranë:-Ku më dole ti përpara?
Por ajo është bërë duman,edhe zumë retë e bardha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat