O ati jem

Kultura

O ati jem

Nga: Lavdije Karrametaj Zalli Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:32
Lavdije Karrametaj Zalli

At,

O at, sa her t’thrras,

E ti nuk m’nigjon,

Se tash zani m’asht ndalue,

E forca asht t’u m’lshue.

At,

O at, ku je ati jem?

Po kam mall me t’pa edhe nji her,

E at za bese e trimnie me ta nigjue,

Nen hijen tande edhe nji her,

Krenare me u ndie, n’qetsi me pushue.

At,

O at i dheut tem,

Rrajt e mija jan t’shperndame,

Nder malet e nalta që prekin qiellin,

Nder fusha ku mbolla t’qeshunat e mija,

Rrajt e mija jan në lotin,

Që Drinit ja kam lan amanet.

At,

O at, bija jote po t’thrret,

Edhe nji her k’ta sy po duen me shique, shqiponjën ton dy krenare,

Mbi male t’u fluturue,

T’a shoh t’lir edhe nji her ,

Mbi t’bekuemin atin e dheut tem!

 

Po nisem drejt teje Kosovë

Drejt teje po nisem Kosovë,

Me amanetin e të parëve mbi supe,

Të prek me mallin tim mallin tënd.

Po vij tek ti tokë e shenjtë

Që të mohuan nënë, diell e hënë.

Të lanë jetime, pa shpresë,

Pa zot e pa vatan.

Po vij të ndaj dhimbjen me ty

Për bijtë dhe bijat që e dhanë jetën,

Gjaku i tyre i pastër,

Si lumë vërshoi anembanë.

Dritë e diell ju bëftë

Kjo tokë ndriftē ndër shekuj.

Kosovë, tokë shqiptare,

Që errësira tê kishte pllakosur,

Sytë t’i verbuan,

E zjarrin ta ndalën në votër,

T’i vranë foshnjat akoma pa lindur,

T’i masakruan, nënë, babà dhe motër.

Sot, këmba ime për herë të parë

Po prek dheun tënd,

Lehtë hapat po i hedh

Ah, kam frikë mos po të lëndoj!

Të solla amanetet e të parëve tanë,

Të bashkohemi, me bijën tonë Kosovë

Që peng ndër mote po e mbajmë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat